Kosova

E rëndë në kryeqytet/ Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

15:43 - 18.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur me armë të ftohta.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për mediat vendase.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.