

Parashikuesja e fatit Irini Kakaçaj ka folur për lidhjet midis çifteve brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Ndërsa për Kiarën u shpreh se edhe ajo po ashtu është e dashuruar jashtë, sipas saj me një personazh të njohur.
Pjesë nga biseda:
Moderatori: “Pra Luizi do ti kthehet një dashurie të vjetër?”
Moderatori: “Edhe Kiara ka aktualisht një dashuri jashtë?”
Irini: “Është 100%, nuk ka shans që të jetë me Luizin.”
“Për mua zonja (Kiara) shumë e mirë dhe respektueshme, po nuk e shikoj sepse nuk është as ai për këtë as ajo për atë, sepse që të dy janë të dashuruar jashtë, por janë në lojë për ekonomi”, tha ajo.
Parashikuesja tha se edhe çifti Keisi – Kristi nuk janë çift real por janë bashkë për të shtuar ndjekësit e tyre.
Po ashtu në nominimin e fortë të treshes Luiz, Armaldo dhe Kristi, Irini tha se është 50 me 50 midis këtyre dy të fundit por pak më i rrezikuar është Armaldo. Irini Kakaçaj e ftuar disa herë në “Shqipëria Live”, njihet për parashikimet e saj që i kanë dalë shpesh të vërteta, një ndër to edhe tërmeti në Turqi.