

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka dalë në një konferencë për mediat në prag të grumbullimit të lojtarëve në prag të sfidës me Poloninë.
Ditën e djeshme, braziliani publikoi listën me të gjithë të përzgjedhurit e tij për ndeshjen e parë kualifikuese.
Fillimisht Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari. Sot ka shënuar tre gola. Po ndjekim atë dhe shumë të tjerë. Kemi vlerësuar 70 lojtarë. Rreth 15 ditë më parë, ishim të gjithë në 8.30 të mëngjesit për ta parë që luante në kampionat, është një punë që duhet bërë. Pastaj mendoj dhe është e drejtë, që kemi 23 lojtarë dhe kemi menduar për një ndeshje, mund të bëjmë rreshtime të ndryshme se kemi lojtarë për shumë skema loje. Ende duhet të kuptojmë ndjesinë e parë, të shohim të hënën”
Mihaj, Dokaj, Çekiçi kanë qenë në grumbullimet e fundit, por së fundmi s’janë, a mund të jenë në një grumbullim tjetër?
Ne na duhet të bëjmë zgjedhjet tona, por të gjithë ata që përmendët janë shumë të rëndësishëm, do të na ndihmojnë në të ardhmen, por ne kemi bërë zgjedhje vetëm për ndeshjen me Poloninë.
Të dy unë i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre, por kanë shumë eksperiencë dhe shumë të rëndësishëm, është e rëndësishme që e ndjejnë fanellën dhe ata i plotësojnë kriteret. Ka edhe lojtarë si Muçolli që na bën punë, do e mbaj në vëzhgim nëse do të jetë në të ardhmen…
Në përditësim…
PANORAMASPORT.AL