AKTUALITET

PD e ndarë në zgjedhje/ Analisti Plator Nesturi në Panorama TV: Një pjesë e kandidatëve të Primareve mund t’i bashkohen Alibeajt, lojë politike që…

18:54 - 18.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Plator Nesturi komentoi në Panorama TV regjistrimin e PD si dy subjekte zgjedhore më 14 maj ku tha se të dyja palët e dinin si do të zhvillohej çështja në gjykatë dhe përfundimin që mund të kishte.




Nesturi u shpreh se kjo mund të jetë një lojë politike në mënyrë që pala humbëse në zgjedhje të bëjë fajtor palën tjetër.

Ai gjithashtu shtoi se nuk është çudi që një një pjesë e kandidatëve të Primareve mund t’i bashkohen Enkelejd Alibeajt për të kandiduar me logon e PD.

“Çështja është te letrat unë kam përshtypje që të dyja palët e avokatëve e dinin si do të vinte çështja e legalizimit e njërës apo tjetrës palë, kanë humbur kohë teksa mund të gjenin një zgjidhje, nuk është e hijshme as e ndershme që të përfundonte në këtë formë, vulën e firmën e ka një pjesë që nuk ka pasur asnjë aksion politik dhe një pjesë tjetër që nuk ka statusin as të simboleve dhe një pjesëmarrje normale në zgjedhje.

Cuditërisht është menduar prej kohës kjo gjë ndodh mund të ishte një vendim i gjykatës por edhe KQZ që mund të bënte të mundur një lloj bashkëpunimi mes dy palëve që kanë një luftë të fortë brenda PD por ajo që ka nxjerrë krye është që Berisha ka dalë me deklarats të drejtpërdrejta që e anatemonte Bashën dhe Alibeaj dëshmoi se ai mund të ishte i sakrifikuari i madh nëse do të kishte një ngjizje po kemi një lojë politike që duke ditur që aksionet e opozitës në këto zgjedhje janë të ulëta, mund të ishte një kauzë e mirë për të justifikuar humbjen dhe të bëjnë fajtorë njërën palë u panë interesat e ditës

Mua smë duken relevante deklarimet e Berishës janë dy pjesë që garojnë si subjekte më vete ku njëra ka të drejtën e vulës dhe tjetra mbetet pa të, tashmë jemi në kushtet të tjera dhe nuk është çudi që një pjesë e kandidatëve të primareve mund t’i bashkohen se edhe Berishës i rri shumë ngushtë koalicion ku ndodhet.

Në të gjitha rastet edhe po të mos ishte kjo gjë pjesa e Alibeajt ka një shtrirje sado të vogël që është e lidhur me figurat që janë ty dhe me logjikën e atyre që Berisha me non gratën e tij i prish punë të ardhmes së partisë”, tha Nesturi.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.