AKTUALITET

Shefi i organizimit në PD tregon formulën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit: Do i referohemi vitit 2015 për këshillat bashkiakë! Kandidatët do jenë të…

15:25 - 18.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka treguar formulën që do përdorë koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit.




I ftuar në studion e Panorama TV, ai u shpreh se do ketë një listë për këshillat bashkiakë, ndërsa kandidatët për Bashkitë do jenë ata që kanë dalë nga primarët.

Balliu theksoi se sa i përket ndarjes së përqindjes për këshillat bashkiakë do i referohen vitit 2015.

“Formula është e qartë, do kemi një listë për këshillat bashkiakë dhe një kandidatë për çdo bashki. Kandidatët që do marrin pjesë në zgjedhje janë ata të dalë nga primaret. Do të referohemi vitit 2015, siç kanë qenë të ndara në vitin 2015 bashkitë, sa i përket anëtarëve të këshillit bashkiak në ato kuota.

Kemi një kohezion të mirë dhe PD ka drejtuar edhe më parë me Partinë e Lirisë, në atë kohë ishte LSI. Dimë të punojmë me njëri-tjetrit, me këtë bashkëpunim e koalicion, janë liberalizuar edhe vizat. Kemi mirëkuptim dhe besim tek njëri-tjetri, që është e rëndësishme kur je në koalicion. Tani duhet të dalim në terren dhe t’iu tregojmë qytetarëve alternativën tone”, tha Klevis Balliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.