LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Barazimi me autogol në minutën e 90 nuk kënaq askënd, Bylisi dhe Tirana ndajnë pikët

16:12 - 18.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në “Adush Muçaj”, por në përfundim të 90 minutave, të dy skuadrat dukeshin të dëshpëruara nga ky rezultat.




Bylisi vendas sepse domini pjesën më të madhe të lojës ndaj bardhebluve, sidomos në pjesën e parë dhe se ishte deri në fund në avantazh falë golit të Eskerdinjës. Autogoli i Damçevskit në minutën e 90, u hoqi pikë shumë të rëndësishme ballshiotëve në garën për mbijetesën.

Ndërsa Tirana sepse i dha përsëri mundësinë ndjekësve në renditjen e kampionatit që t’u afrohen, duke humbur avantazhin që kishte krijuar përsëri në javën e kaluar. Një situatë me luhatje që padyshim bën edhe më të paqarta pretendimet e bardhebluve në rrugën drejt titullit kampion.

BYLIS 1-1 TIRANA
65′ Eskuerdinja / 90′ (ag) Damçevski

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

90′ GOOOL TIRANA!. Shënon Damçevski në portën e tij pasi gjuajtja e Hasanit kthehet nga Teqja dhe përplaset te mbrjtësit  

89’ Abazaj merr topin nga e djathta dhe lëshon një gjuajtje të befasishme diagonale në shtyllën e dytë, Teqja devijon duke shpëtuar portën e tij.

86’ Vetëm Tirana në fushën e lojës në këto minuta, pasi bardheblutë kanë zhvendosur lojën para zonës së ballshiotëve në kërkim të barazimit.

86′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

83’ Zguro ndalon Përgjonin në momentin e gjuajtjes në të majtën pas zhvillimit të një goditje dënimi.

81’ Mundësi e artë e bardhebluve për të barazuar me Hasanin i cili gjuan në ecje e sipër, por Teqja përgjigjet i gatshëm duke grushtuar sferën.

80’ Eskuerdinja i lë vendin Ruçit në minutat e fundit të duelit.

75’ Danladi dhe Zogos marrin vendin e Santos dhe Lajthisë në radhët e Bylisit.

69’ Gjumsi merr vendin e Toshevskit në radhët e bardhebluve, të cilët tanimë zhvendosen plotësisht drejt sulmit.

65’ GOOOL BYLIS! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi shkon te Eskuerdinja në pozicion ballor dhe ai lëshon një predhë drejt portës, ku topi devijohet nga Bekaj në shtyllë e pastaj përfundon në rrjetë.

64’ Kaçorri nga e majta e sulmit provon të nisë sferën drejt qendrës, bllokohet nga Hila i cili shmang rrezikun.

61’ Në fushë Abazaj, i cili merr vendin e Nikqit te bardheblutë.

58’ Santos tenton dy herë radhazi portën e Trianës, por nuk ia del të gjejë katërkëndorin.

53’ Harkim nga e djathta e sulmit të bardhebluve, Lushkja gjuan me kokë por nuk gjen portën e vendasve.

51’ Eskuerdinja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

48’ Hasani jep një top perfekt për Lushkjen i cili hyn në zonë dhe gjuan duke gjetur rrjetën. Por pas vëzhgimit të pamjeve me VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me një ndryshim në radhët e Tiranës, pasi Hila merr vendin e Lulajt.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41’ Kaçorri shkel me këmbë Lulaj, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ Bekaj bën sërish heroin për Tiranën, i heq mundësinë e golit vendasve me një super pritje.

27’ Kaçorri godet me kokë, por topi devijohet nga Bekaj dhe shkon jashtë.

26’ Florent Hasani gjuan nga goditja e dënimit, por topi bllokohet nga muri mbrojtës dhe shkon në duart e Aldo Teqjas.

22’ Pas një krosimi në zonë, Lajthia godet me kokë dhe topi shkon shumë pranë shtyllës.

20’ Kaçorri vijon me topin drejt zonës, por Najdovski ndodhet aty për të larguar rrezikun.

10’ Përgjoni gjuan drejt portës, por nuk ka rrezik pasi topi pritet nga Aldo Teqja.

8’ Santos tenton të krosojë drejt zonës, por Lulaj largon rrezikun.

6’ Eskerdinja provon të godasë topin drejt portës, por mbrojtja kundërshtare ndërhyn në kohë.

1′ Starton dueli!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.