

Tottenham ka marrë një pikë të rëndësishme në garën për Champions League. Barazimi 3-3 ndaj Southampton bën që londinezët të renditen në vendi ne 4-të me 49 pikë. Ylli i Tottenham, Richarlison u largua nga fusha e lojës që në minutën e pestë pas një dëmtimi, me Kulusevskin që mori menjëherë vendin e tij.
Ekipi i Contes do merrte avantazhin në minutën e 45-të me golin e Porros, pas një asisti të Son. Pjesa e dytë do niste me gol për vendasit, teksa Adams do vendoset ekuilibrat.
Harry Kane do nxirrte skuadrën nga balta. Sulmuesi anglez “tundi rrjetën” në minutën e 65-të, duke dërguar në festë tifozët e Spurs që kishin shkuar për të parë takimin në St. Mary’s Stadium (Southampton).
Mysafirët do të fitonin qetësinë me Perisic (77’), por vetëm për pak kohë, pasi skuadra nga Southampton do ngushtonte shifrat me Walcott (77’) dhe do barazonte në fund me penalltinë e Ward Prowse.