BLUETOOTH

E ka mbajtur larg syrit të publikut, miqtë i zbulojnë partnerin Efit në festën e ditëlindjes. Çifti ‘arratiset’ për pushime në Tajlandë

09:33 - 19.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efi Dhedhes është kthyer në një nga vajzat më të dashura për publikun falë eksperiencës së saj në Big Brother Vip Albania.




Dalja e saj në një fazë të hershme të lojës solli një reagim të madh në publik e cili e donte me patjetër brenda shtëpisë për shkak të raportit miqësor që ajo kishte krijuar me Luizin.

Por edhe pse jashtë shtëpisë, ajo ka vijuar të jetë në qendër të mediave rozë, veçanërisht edhe për jetën e saj private.

Pak ditë më parë, ajo festoi ditëlindjen në një festë të madhe mes miqve të ngushtë. Por nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave interesi për të zbuluar parterin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të kamerave.

Miqtë e saj kanë postuar copëza nga festa private duke zbuluar pa dashur, partnerin e ish banores së Big Brother Vip.

E duket se festa e ditëlindjes nuk është mbyllur aty për çiftin. Këtë fundjavë ata kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Tajlandës.

Efi ka postuar disa video në rrjetet sociale. Por duket se edhe pse larg Shqipërisë, ajo nuk mund të qëndrojë larg Big Brother Vip.

Ajo ka ndarë në story edhe një video të Luizit i cili kujton Efin teksa qëndron në suitë me Kiarën pas surprizës që kjo e fundit i bëri një natë më parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.