AKTUALITET

Gafa e deputetit të PS-së, e bën Hajredin Pashën hero të dibranëve. Pas kritikave nga ndjekësit ndryshon menjëherë statusin (FOTO)

14:22 - 19.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu, në një status në “Facebook” ka shpërndarë një video, teksa në sfond dëgjohet kënga e ‘Hajredin Pashës’.




Por Gogu e bën Hajredin Pashën komandantin turk, një hero të dibranëve, ndërsa e shoqëron videon me tekstin: “170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar dhe vijon e ngjallë njësoj emocione.”

Kaq ka mjaftuar që më pas të shpërthejnë edhe komentet, duke vënë në dukje edhe gafën e këtij të fundit, pasi e bën Hajredin Pashën, hero.

Pas kësaj Toni Gogu ka ndryshuar edhe postimin, pasi duket se edhe e ka kuptuar gabimin.

Statusi i ndryshuar: 170 vite këngë e lavdi, dedikuar heronjve dibranë. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocioni.

foto galeri

foto galeri

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.