

Është tensionuar situata në protestën e zhvilluar nga qytetarët e Bërxullës të cilët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.
Protestuesit janë konfrontuar me policinë në tentativë për të bllokuar aksin rrugor që të dërgon në aeroportin e Rinasit.
Një prej protestuesve ka paralajmëruar se qytetarët do të dalin në protestë përditë, madje do e përshkallëzojnë duke u futur në grevë urie.
“Do e bllokojmë aksin të gjithë, çdo ditë në protestë. Do hyjmë në grevë urie. S’ka zgjidhje tjetër, ose të vijë shteti këtu. Pse duhet të shkojmë në gjyq ku shteti e ka në dorë. Shteti e di që nuk kemi bërë asgjë të paligjshme. Nëse duan rrugë, hajde të vijnë të merren vesh me banorët” – tha një prej banorëve.
Ndërkohë një prej protestueseve, tha se një prej efektivëve e goditi me gju gjatë kohës që ishte e ulur në tokë.