BLUETOOTH

Largimi i Sabianit dhe ardhja e Lorencit në shtëpi ndajnë çiftin, Keisi: Nuk jemi çift!/ Çfarë ndodhi mes dy banorëve dhe thashethemet për një lidhje të këngëtares

11:48 - 19.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshojnë dinamikat në shtëpinë e “Big Brother” mes Keisit dhe Kristit. Çifti, i cili u duk shumë i afërt ditët e fundit, duket se ka lënë gjithçka në mes. Keisi Medini ka deklaruar se nuk është e dashuruar. Edhe pse ajo ka nisur një romancë me Krist Aliajn brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo ka bërë deklaratën e papritur.




Teksa po bisedonte me Antoneta Koçin, Keisi u shpreh se ka një pëlqim për të. Madje, ajo tha se nga babai, Sabiani, kuptoi se duhet t’i marrë avash-avash gjërat. “Nuk ka ndonjë gjë të njohësh dikë, kupton? Po këta pastaj vazhduan, jo nusja, jo dhëndri. Po prit një sekondë se nuk jam e dashuruar, thjesht ka një pëlqim, më kupton? Nga babi kuptova se gjërat e shpejta nuk janë gjëra të mira”, u shpreh banorja. Teksa pritej që pas daljes së Sabianit nga shtëpia Keisi dhe Kristi të afroheshin më shumë me njëritjetrin, duket se e kundërta ka ndodhur.

Keisi duket se është distancuar nga Kristi dhe arsyet nuk janë të qarta. Edhe vetë Kristi e ka vënë re se nuk janë më njësoj dhe këtë gjë ia ka shprehur edhe asaj. Jo vetëm Kristi, por edhe banorët e tjerë e kanë kuptuar një distancim midis çiftit. Ky term (çifti) duket se nuk është i duhuri për t’u përdorur pas asaj që tha vetë Keisi, duke folur për marrëdhënien e saj me Kristin, që nuk i pëlqen kur njerëzit i quajnë “të lidhur” apo “çift” sepse ata ende po njihen. A ka ndikuar Lorenc Hasrama, i përfolur si ishi i Keisit në këtë ftohje?

Duket se që pas hyrjes së tij në shtëpi, ajo ka filluar të distancohet nga Kristi dhe të kalojë kohë më të. Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as bisedat e afërta midis dyshes, duke bërë edhe shenjën e zemrës njëri-tjetrit. Ndonëse në publik u perceptua se Keisi u mërzit, kur Lorenci u bë pjesë e shtëpisë, në fakt paska qenë e kundërta. Duke qeshur dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin, Keisi i ka pranuar Lorencit që iu bë shumë qejfi kur hyri ai. “U kënaqa kur hyre ti. E kam seriozisht. M’u bë qejfi që do të kisha dikë që njoh nga jashtë”, u shpreh Keisi.

Prej ditësh, mediat kanë shkruar se Lorenc Hasrama, që u fut në “Big Brother” mbrëmjen e së martës, është ish-i dashuri i Keisit. Në rrjet shpërthyen komentet se Lorenci në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie me Keisin, me ndjekësit të cilët shfaqen të bindur në “teorinë” e tyre. Shtojmë këtu edhe faktin se shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin. Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u për hap nga njerëzit në rrjete sociale.

Por duket se shumë i indinjuar nga këto lajme ka qenë Sabiani. Babai i Keisit ka shpërthyer në ofendime, duke sqaruar edhe lidhjen miqësore që ka me Lorencin “O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët”, shkruan këngëtari në një postim në “Instastory”.

Me aq sa dinë miqtë e afërt, Lorenci është një mik i afërt si i Sabianit, ashtu edhe i Keisit, duke përjashtuar mundësinë e një historie mes tyre. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe vetë Sabiani, që duket se nuk i ka pritur edhe shumë mirë këto lajme. Nga ana tjetër, edhe vetë Kristi e ka kuptuar që distancimi i Keisit ka lidhje me ardhjen e Sabianit në shtëpi si dhe porositë që ai i la.

Pasi Kristi bisedoi me Luizin për distancimin e Keisit nga ai, Luizi shkoi dhe foli me këtë të fundit, për ta pyetur se përse po sillet kështu me Kristin. Keisi u shpreh se nuk ka asgjë, thjesht është mërzitur pak ditët e fundit, ndërsa shtoi se disa gjeste të Kristit nuk i pëlqejnë kur i bën përpara të tjerëve. Luizi i tha Keisit se ai e do shumë atë, prandaj sillet ashtu dhe e këshilloi Keisin t’i qëndrojë pranë Kristit këto ditë, pasi i është kthyer shtëpia kundër.

Luizi i tha Keisit se ai po bën çmos që ta mbajë atë në shtëpi. Ai tha se do të donte që mes tij dhe Armaldos, të dilte Armaldo jashtë. Mbetet për t’u parë nëse Kristi del nga shtëpia e “Big Brother”, a do të marrë sërish vendimin për t’u larguar edhe Keisi, apo këtë herë do të zgjedhë të luaj lojën e saj, këtë herë jo si çift.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.