

Prova të reja po shohin “dritën” e publikut për rastin e ngacmimit të 17-vjeçares nga një i moshuar në Trikala, pasi një mik i familjes së të miturës mësohet se është përgjegjës për takimet rozë me të moshuarin.
Sipas informacioneve të trikalanews.gr, lëmshi i çështjes ka nisur të zbardhet kur u raportua se një i moshuar po ngacmonte një të mitur në zonën e një dyqani të vjetër në E.o. Trikalon-Janinë ka mbërritur në Sigurimin e Trikalonit dhe kanë nisur menjëherë hetimet për kërkim.
Në mënyrë të veçantë, personat e sigurisë që mbërritën në vendngjarje, gjetën 84-vjeçarin dhe vajzën në momentin që kryenin transaksionin monetar mes tyre dhe siç pritej i vunë menjëherë në pranga të moshuarin.
Sipas informacioneve të sigurta, nga hetimet paraprake ka rezultuar se në këtë rast është përfshirë një mik i familjes së vajzës, i cili dyshohet se ka organizuar takimin për të marrë paratë.
Ai u arrestua dhe po kërkohet “shoqja e familjes” e fëmijës, si dhe nëna e saj, e cila akuzohet se ka lënë pas dore një të mitur.