LAJMI I FUNDIT

Nga kujtesa deri tek lodhja kronike/ Ja çfarë po ju shkakton prezenca e mykut në shtëpinë tuaj

10:40 - 20.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme. Lavamanët që kanë rrjedhje, dritaret e izoluara dobët, kuzhina, bodrumi dhe dushi janë disa nga vendet më të zakonshme ku krijohet myku. Llojet e dëmshme të mykut mund të shkaktojnë alergji, helmim ose infeksione patogjene.




Por si ndikon ky në trupin tuaj dhe si ti dalloni simptomat? Duhet të dini se ndër simptomat më të zakonshme të cilat shkakton myku janë alergjitë dhe asma, por këto varen nga personi pasi gjenetika individuale luan një rol në mënyrën se si trupi juaj reagon kur ekspozoheni ndaj tij. Por mbetet e vështirë t’i atribuohet çdo simptomë vetëm pranisë së lagështirës dhe mykut.

Gjithsesi duhet të keni parasysh se ndër problemet që shkaktohen janë:

Probleme me frymëmarrjen dhe mushkëritë

Kollitja, rrjedhja e hundëve, ethet ose gulçimi shoqërohen zakonisht me ekspozimin e mykut të të gjitha llojeve.

Kujtesë e dobët

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj mykut në ambientet e banimit ose të punës, mund të dobësojnë kujtesën tuaj dhe të përkeqësojnë sëmundje të tilla si ajo e Alzheimerit. Megjithatë studimet ende nuk kanë dalë në përfundime të sigurta.

Lodhje kronike

Sindroma e lodhjes kronike, ka një lidhje të fortë mes pranisë së baktereve ose mikrobeve dhe ekspozimin ndaj mykut. Një studim i vitit 2013 zbuloi se 93% e atyre me lodhje kronike rezultuan pozitivë për praninë e tyre në organizëm.

Probleme me sistemin tretës

Të vjellat, diarreja dhe dhimbjet e barkut janë simptoma të problemeve me tretjen, që lidhen edhe me ekspozimin ndaj ambienteve me prani të mykut. Sa më gjatë të jetoni ose të punoni në ambiente ku ka prani të mykut, aq më serioze mund të bëhen simptomat tuaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.