Horoskopi

Para, fëmijë, karrierë, këtë javë shenjat e horoskopit plotësojnë dëshirat. Astrologia jep këshillën: Mos nxitoni, energjinë e re përdoreni me zgjuarsi

14:15 - 20.03.23 m.k
GSH APP Get it on Google Play

Krisanthi Kallojeri, astrologia  parashikon një javë që sjell fillime të reja për shenjat për shkak të Hënës së re në Dash.




Këshilla kryesore është të mos nxitohen por ta përdorin këtë energji të re me zgjuarsi. Disa prej shenjave  favorizohen më shumë në anën financiare, kurse të tjerave iu hapen rrugët në karrierë apo zgjerimin e  familjes.

Dashi – Erdhi momenti të realizoni ato që keni planifikuar dhe dëshironi. Krijohen mundësitë  për këtë dhe është momenti të veproni. Do të keni mundësitë të bëni një fillim krejtësisht të ri ose të përshtatni në kushte të tjera ato situata ku gjendeni tashmë. Mos u nxitoni dhe jini sa më praktikë duke lënë mënjanë  grindjet që mund t’ju kapin nga data 25 Mars deri më 20 Maj. Gjatë kësaj periudhe zgjidhni me qetësi problemet që do të shfaqen në familjen tuaj dhe mund të realizoni ndryshime lidhur me to. Të ikni nga banesa ku jeni, të bëni një transferim, të bëni ndryshime në shtëpi, të ikni nga atdheu juaj  dhe të shkoni jashtë shtetit. Paralelisht, kujdesuni për anën tuaj psikologjike. Mos u grindni me veten në radhë të parë dhe pastaj me të tjerët. Në sferën ekonomike favorizoheni gjatë gjithë kësaj periudhe dhe veproni me kujdes duke qenë parashikues për të nesërmen por dhe për të ardhmen tuaj.

Demi – Me Afërditën në shenjën tuaj e cila ka kaluar këtu e 2-3 ditë, shkëlqeni dhe keni siguri e qetësi. Por që sot në darkë dhe veçanërisht nesër e deri më 20 Prill kaloni në një periudhë ku duhet të bëni një planifikim më të mirë, shikoni çfarë keni realizuar, ku gjendeni, çfarë duhet të realizoni, të nxirrni mësime nga periudha e mëparshme. Nga 20 Prilli e veçanërisht me kalimin e Jupiterit në datën 16 Maj  tek ju, të korrni suksese. Tani është momenti të çlodheni dhe të veproni në mënyrë më të tërhequr dhe diskrete si dhe të kërkoni mendimin e njerëzve kompetentë për çështje që do ju preokupojnë.

Binjakët – Kjo javë dhe veçanërisht  periudha që nesër e deri më 20 Prill ju ndihmon të jeni sa më socialë, sa më të komunikueshëm, të nxirrni më mirë në pah veten tuaj pasi komunikimi është një nga talentet  dhe domosdoshmëritë tuaja. Është momenti të gjëmoni qëllimet tuaja dhe të bëni një fillim të ri lidhur me to. Mos impononi mendimet tuaja te miqtë ose njerëzit  që ndani një qëllim të përbashkët por njëkohësisht mos u ndikoni plotësisht nga mendimet e tyre. Një njeri i rëndësishëm mund të bëhet mbështetja juaj në lidhje me realizimin e qëllimeve që ju keni prandaj mbani sytë hapur. Më 25 Mars mbaron një periudhë e vështirë, me ndryshime, me konflikte, me zhgënjime dhe do gjeni qetësinë. Është momenti të fokusoheni në sferën financiare ku do të keni fitime dhe shpenzime të papritura prandaj jini sa më të organizuar dhe të disiplinuar.

Gaforrja – Kjo javë dhe periudha që nesër e deri më 20 Prill krijon kushte ideale për karrierën dhe jetën tuaj sociale.  Do dilni akoma më në pah dhe do jeni në vitrinë, ndaj kujdes me imazhin tuaj, mesazhet që doni të kaloni dhe çfarë doni të thoni për arsye se do bëheni qendra e diskutimit, por jo në sensin negativ. Hëna e re zhvillohet në shtëpinë e tyre të dhjetë dhe për meshkujt Gaforre kjo është shumë dinamike. Është momenti të bëni fillime të reja në punë dhe në akset kryesore të jetës suaj. Në datën 25 Mars, Marsi kalon në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë atje deri më 20 Prill. Evitoni nxitimin, konfliktet, nervozizmin dhe stresin.

Luani – Kjo Hënë e re te Dashi dhe deri më 20 Prill është një periudhë mjaft entuziaste për ju. Keni mundësi të udhëtoni me trup, mendje, shpirt, të hapni horizonte të reja, të jeni të komunikueshëm të bëni marrëdhënie pune ose udhëtime jashtë shtetit, të kërkoni mendimin e njerëzve kompetentë për çështje financiare që mund t’ju preokupojnë. Evitoni konfliktet me miqtë sepse ata mund të jenë mbështetja juaj në vijim. Mund të gjeni ndihmë, jo vetëm ekonomike, por praktike e reale tek njerëzit e ambientit tuaj. Në punë dhe në karrierë situata është mjaft pozitive dhe do të bëhet akoma më e mirë në Prill e Maj.

Virgjëresha – Jeni në një periudhë ku dëshirat tuaja janë shumë të larta por po ashtu edhe energjia juaj. Disa nga ju kërkojnë të bëjnë një ndryshim që kërkon një buxhet  financiar, disa të tjerë do të merren me një çështje prone, trashëgimie por gjithmonë lidhur me sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët. Është momenti të gjeni mbështetjen tuaj, që edhe sikur mos të jetë në të ardhmen, do të sjellë rezultate. Nëse doni të merrni një kredi është momenti të veproni, por mos të jeni të nxituar. Paralelisht të gjitha këto do t’i arrini me qetësi dhe pa iu ushtruar presion të tjerëve.

Peshorja – Një periudhë ideale për marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 20 Prill. Keni mundësinë të keni një lidhje të re ose marrëdhëniet ekzistuese t’i vendosni në baza të tjera të reja. Një person i rëndësishëm do të gjendet në rrugën tuaj dhe do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen. Për beqarët e shenjës, është momenti të krijoni një lidhje e të gjeni një partner prandaj duhet të dilni jashtë dhe të nxirrni talentin tuaj të komunikimit i cili ka edhe diplomaci brenda. Nga data 25 Mars e deri më 20 Maj duhet të evitoni konfliktet në punë, me njerëzit që qëndrojnë më lart se ju ose me prindërit.

Akrepi – Këtë javë e deri më 20 Prill do jeni më të preokupuar me jetën e përditshme, anën praktike të saj, se çfarë dhe si  do të realizoni. Do të fokusoheni më tepër në punë, ata që janë në kërkim mund ta gjejnë ose do keni zhvillime pozitive në punën ekzistuese. Keni gjëra shumë të mira në çështjet e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve ndaj është momenti të gjeni një bashkëpunëtor të mirë ose të krijoni një lidhje të mirë në jetën personale.

Shigjetari – Një periudhë  shumë e mirë fillon në jetën tuaj që nesër dhe do të zgjasë deri në datën 20 Prill, veçanërisht me Hënën e re që zhvillohet në shenjën miqësore për ju, Dashin. Entuziazmi, dashuria, erotizmi, krijimtaria, dëshira për argëtim, për fëmijë, një investim që doni të bëni do ju preokupojnë në periudhën që përmenda. Është momenti të bëni veprime në biznes, por jo të nxituara. Për ju që kërkoni një dashuri do ta gjeni, kurse të tjerëve mund t’iu vijë një bebe në familje ose të realizojnë këtë dëshirë. Të lindurit në ditët e para të shenjës do bëjnë një fillim me baza të forta që kërkon organizim dhe disiplinë të mirë.

Bricjapi – Kjo javë e periudha deri në Prill ju gjen të preokupuar me familjen, shtëpinë ose me aksin familje-punë. Mund të realizoni një transferim, ndryshim në shtëpi, të blini një shtëpi të re ose çështje që kanë të bëjnë me pronën. Paralelisht do ju preokupojë ana juaj shpirtërore, mund të hyni në mendime të thella dhe me konkluzione të nxituara. Duhet të veproni sepse është diçka që e keni në ADN. Një fazë e gjatë mbaron këtë javë sepse Plutoni ikën nga shenja juaj, do ndiheni më të çliruar dhe keni bërë rilindjen tuaj, mund të shkoni në realizime të tjera më të mira. Nga data 25 Mars e deri më 20 Prill kujdes me marrëdhëniet tuaja, bashkëpunimet dhe provokimet që mund t’iu bëni të tjerëve ose anasjelltas sepse antagonizmi do jetë më i madh, por do dini të përgjigjeni.

Ujori – Kjo periudhë, nga nesër e deri më 20 Prill karakterizohet nga një aktivitet i theksuar, lëvizje të vazhdueshme, udhëtime të shkurtra e të gjata, kontakte e biseda që promovjnë projektet tuaja. Është një periudhë që keni nevojë të ndieni rilindjen dhe pranverën duhet ta përjetoni në përmasat e saj. Tek  ju kalon Plutoni këtë javë i cili sjell zhvillime të rëndësishme por të thella në jetën tuaj. Mesazhet e para do t’i marrin të lindurit në dy ditët e para të shenjës që nga kjo javë e deri në Qershor, do kuptoni se ku do bëhen këto ndryshime dhe cili do jetë shkaku.

Peshqit – Kjo javë dhe Hëna e re në Dash krijon kushte ideale në fushën financiare. Fokusohuni te të ardhurat, financat ku do të keni rritje, por edhe zhvillime të tjera që tani mund t’ju duket se nuk po merrni para, por që do i japin më vonë rezultatet. Mos u nxitoni, mos hyni në debate dhe jini vigjilentë, kërkoni njeriun që do ju hapë rrugën drejt realizimeve që do të sjellin fitime fiannciare. Nga data 25 Mars e deri më 20 Maj kaloni në një periudhë ku do ndiheni bukur, më erotikë por edhe më të përmbajtur. Problemet që do të lindin me miqtë e fëmijët trajtojini me qetësi. Veproni, krijoni pasi kjo do udhëheqë në rezultate që përkthehen në para ose zhvillime të mira financiare./tvklan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.