Kryesore

“Arti ka lindur të trondisë”- Poetja Rita Petro në Panorama TV: Reagojnë keq njerëzit që nuk duan t’u zbulosh atë pjesën e errët, hipokrite!

09:03 - 21.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, poetja e mirënjohur Rita Petro, ishte e ftuara e Panorama e Mëngjesit në Panorama TV, ku foli për vargjet e shkruara prej saj dhe si e ka përjetuar ajo mënyrën si e ka pritur opinioni publik zhanrin që ajo lëvron.




“Secili nga ne ka disa gjëra origjinale, kur përputrhen ndjesi që quhen të errëta me lexuesin, dhe ata që tronditen nga perversitetet se ti u ke zbuluar atë pjesë të errët, atë pjesën hipokrite që duan ta mbajnë të fshehtë, për këto ndjesi të errëta që i kam nxjerrë në sipërfaqe njerëzit ata që nuk duan t’ja trondisësh reagojnë keq. Pjesa tjetër thotë dhe unë kështu e kam menduar se ne poetët jo se kemi dicka të jashtëzakonshme.

Pse të gjithë kur biem në dashuri shkruajmë vargje se është vetë truri i eksituar e do të gjejë fjalën e bukur.

Unë vetë nuk shqetësohem nga kjo gjë se jeta ime është e tillë. Një poet nëse jeta e tij përputhet me guximin për të bërë atë që mendon se është më e mira jote, kjo është gjë e mirë”.

Poetja Rita Petro tha se sot, reagimi që ka opinioni publik ndaj poezive kontraversale të bën të mendosh se jemi kthyer pas në kohë në mentalitet.

“Unë i takoj atij brezi që janë ndaluar poezitë moderne, pra kishte libra të ndaluar, me njëri tjetrin ndanim ato qe quhen poezi sirtari. Ato poezi intime që sot dhe opionioni i gjykon por asokohe gjykoheshin nga censura shtetërore. Opinioni të duket ndonjëherë sikur jemi kthyer pas, e habitshme në fillim të 90 ishin të hapura ndaj gjërave tani të duket sikur janë kthyer pas. U bë një stuhi e madhe kundër meje por mua mu shtua rrethi i lexuesve

Sot ka lexues ende që thonë ajo e Vrimës, po punë e madhe. E di sa pasuri e madhe është në biografinë e një poeti të jesh një poeteshe kontraversale që thua gjëra që shumica e njerëzve të guximshëm do donin ti dëgjonin…Poezia dhe arti ka lindur të provokojë, ngacmon trondit, nuk bëjmë moral. Ato piktura që të trondisin janë art i vërtetë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.