LAJMI I FUNDIT

E çuditëshme/ Bën tatuazh barkun ”muskuloz” për të mos rënë në peshë!

22:15 - 21.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të kesh bark të skalitur është ëndrra e çdo mashkulli, sidomos në sezonin veror duke sjellë me vete edhe “gjykimet”. Por ka nga ata që kanë punuar paraprakisht, por në vend që ta bëjnë në palestër, e kanë bërë tek një artist tatuazhesh, shkruan today.it.




Ky është rasti i Dean Gunther, një artist nga Mançesteri, të cilit iu deshën dy ditë për të bërë tatuazh në stomakun e një klienti të denjë për një bodybuilder.

Djali në fjalë, në pamundësi për të humbur peshë, ka vendosur të ketë një fizik skulpturor, duke shmangur kështu sportet dhe dietën e rreptë.

Dean Gunther në profilin e tij në Instagram, paraqiti një bark muskulor deri në detajet më të vogla. A

I emocionuar për ta bërë këtë tatuazh. Vendosa ta marr këtë sfidë dhe ta bëj krejtësisht ndryshe. Ishte një nga kërkesat më të pazakonta”, shtoi ai.

Mes platformave të ndryshme sociale, video është bërë virale, duke grumbulluar mijëra shikime: video tregon hapat e ndryshëm të tatuazhit, nga dizajni paraprak deri tek puna e përfunduar, me klientin që tregon me krenari barkun e ri duke ngritur këmishën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.