LAJMI I FUNDIT

“Goli në Turqi nuk ishte përshëndetje për Silvinjon”, Roshi në “Panorama TV”: Unë kam dhënë shpirtin për Kombëtaren, ndeshja me Poloninë është e vështirë

17:17 - 21.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Ai foli zgjedhjet e Silvinjos, ndeshjen me Poloninë duke iu uruar fitoren Kombëtares. Ndër të tjera Roshi tregoi për marrëdhënien e mirë me Bekim Balajn duke u shprehur se mund ti bashkohej Vllaznisë për hatër të tij. “Në Turqi ndjehem shumë mirë, dhe ndjehem si afër shtëpisë. Kemi bërë një ndeshje të mirë dje. Nuk është se ndjeva emocion të madh dje kur shënova, se kam shënuar shpesh, por ishte dedikim për fëmijën e dytë që unë pres. Unë bëj punën time dhe nuk e kam përshëndetur Silvinjon, unë e respektoj, ai i di zgjedhjet e tij, ai tha që jemi të gjithë të rëndësishëm.




Nuk është se ndjehem i tradhtuar, pasi mendimet tona janë të ndryshme, çdokush dëshiron që të jetë pjesë e Kombëtares, unë e kam pritur ftesën 12 vjet rresht. Normale që u mërzita pak, por e respektoj vendimin tij, pasi ndoshta është e duhura për këtë ndeshje. unë nuk dua të flas për çfarë kam dhënë në fushë, pasi kam dhënë shpirtin. Është ndeshje e vështirë me Poloninë, ka një atmosferë të madhe, besoj që na quajnë inferiorë, por ne jemi pretendentë për të shkuar në Europian, unë shpresoj dhe jam i bindur që do të marrim pikë të hënën. Polonia ka cilësi dhe këtë e treguan në Botëror.

Ekipi më i fortë është Polonia në grupin që jemi ne, me Çekinë do të jemi “dhëmbë për dhëmbë”. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, për momentin ndjehem shumë mirë në Turqi. I kam ndërprerë bisedimet me klubet shqiptare, pasi synoj një kampionat më të fortë. Bekim Balaj më njeh lojën, e kam ndjekur kampionatin shqiptar. Shpresoj ti shkojë sa më mirë. Nëse do më vinte ofertë nga Vllaznia dhe mund ti bashkohesha. Djali i ka sytë në Televizor kur luaj unë. Ëndrra ime është që Rois të jetë futbollist. Kampionati është i egër, synojmë të ngjitemi në Superligë. Djemtë e Kombëtares më mungojnë shumë dhe iu uroj fitoren të hënën ndaj Polonisë” u shpreh Odise Roshi për “Panorama TV”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.