

Të gjitha llojet e pornografisë janë të dëmshme për jetën seksuale të një çifti, raporton studimi më i fundit nga Universiteti Brigam Jang në Juta.
Ky studim ka marrë në shqyrtim 3,500 njerëz që ishin në marrëdhënie ku zbuluan se këta të fundit që janë në një lidhje dhe zakonisht shikojnë pornografi vetëm, kanë më shumë gjasa të jenë më pak të qëndrueshëm në marrëdhënien e tyre dhe të ndjehen më pak të kënaqur me të.
Studimi citon se nga 3500 personat e anketuar, 72% ishin heteroseksualë, 17% homoseksualë dhe 11% biseksualë, si dhe 55% e pjesëmarrësve ishin të martuar, 23% ishin në një bashkëjetesë, 12% të rimartuar dhe 2% beqar.
Studimi e ndan portnografin në dy kategori: ajo ku seksi është konsensual midis çifteve ose individëve dhe kur seksi përfshin akte “që janë më të dhunshme dhe përshkruajnë sjellje jo konsensuale”.
Studiuesit zbuluan se nuk kishte asnjë ndryshim midis llojeve të pornografisë për sa i përket prodhimit të ndikimit negativ.
Sipas Willoughby arsyeja pse pornografia ndikon kaq shumë tek çiftet është “sepse ata hyjnë në procesin e krahasimit të tyre me burra dhe gra të tjera, duke krijuar pritshmëri joreale për veten, trupin e tyre dhe atë që ata mendojnë se duhet të jenë partneri i tyre bën”.