AKTUALITET

U gjet insekt në mensën e studentëve në Prishtinë, autoritetet shtetërore dalin me reagimin zyrtar: Ja nga u fut…

16:29 - 21.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mensa e Studentëve në Prishtinë, është vendi ku çdo ditë ushqehen mijëra studentë dy herë në ditë. E mbrëmë u raportua për disa ankesa në mënyrën e përgatitjes së ushqimit.




Organizata studentore Studim Kritikë Veprim publikoi një fotografi ku në pjatën e një studentes shihet edhe një krimb.

Lidhur me këtë rast, sot Inspektorati sanitar i AUV-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha inspektimet.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi i ka thënë Telegrafit se nga inspektimet e detajuara është konstatuar se krimbi nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit.

“Pas raportimit në media për prezencën e një krimbi në gjellën e studentëve që shërbehet në Mensën e Studentëve, Inspektorati sanitar ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer inspektim të detajuar për të vërtetuar dyshimet e supozuara sesi ka ardh deri te prezenca e krimbit në gjellë.

Ekipi inspektues sanitar i AUV-it pas kontrollit të të gjitha hapësirave nga depo ruajtëse e produkteve deri te hapësirat e gatimit dhe mjetet e kuzhinës, u konstatua se gjella zihet në temperaturë 300 gradë celsius, nivel ky i temperaturës i cili po të ishte ndonjë krimb brenda do ta shkatërronte (shpërbënte ) larvën. Andaj u konstatua se ky krimb nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit”, ka thënë Thaçi.

Kryerja e inspektimit të ushqimit nga ana e Inspektoratit sanitar të AUV-it

Ai më tej ka shtuar se në aspektin teknik higjenik sanitar, kushtet ishin të mira dhe se të gjitha pajisjet janë nga materiali “Inox” lehtë i pashterueshëm.

“Inspektorët ushtruan kontrolle fizike përmes llupës në gjellët që ishin prezent në linjën e servimit dhe nuk u has asnjë agjendë i jashtëm i cili nuk duhet të jetë aty. Po ashtu janë kontrolluar edhe mostrat e datës në të cilën dyshohet se është servuar produkti ku ka qëlluar krimbi. Të gjitha mostrat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim fizik organoliptik”, tha Thaçi për Telegrafin.

Thaçi theksoi se inspektorati sanitar nuk mund ta vërtetojë sesi ka ardhur krimbi në hapësirat e servimit.

“Në aspektin e sigurisë ushqimore hapësirat e Mensës së Studentëve i plotësojnë të gjitha standardet. Mensa i nënshtrohet kontrolleve të rregullta nga ana e AUV-it”, u shpreh Thaçi.

Telegrafi sot ka kontaktuar edhe me drejton e Mensës, Fahri Osmani. Ai ka deklaruar se kanë arritur në një konkludim që krimbi ka mundur të rrjedhë nga mollët që u janë shërbyer studentëve në menynë e darkës.

“Mbrëmë në vaktin e darkës ka pas një raportim në media që studentët kanë raportuar që kanë gjetur një krimb në gjellë. Nga pamja që është pa shihet se ajo nuk ka pasur mundësi të ndodhë për shkak se gjellët zihen në temperatura të larta dhe një krimb nuk mund të përballojë. Ka qenë një konkludim i yni i përbashkët që në menynë e darkës mbrëmë kemi shërbyer edhe pemë molla, dhe sipas të gjitha gjasave ai krimb ka pasur mundësi të rrjedhe nga molla”, u shpreh Osmani.

Tutje drejtori i Mensës së Studentëve theksoi se janë të përkushtuar që të vazhdojmë punën për të dhënë maksimumin në mënyrë që studentët të jenë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë. /Telegrafi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.