AKTUALITET

Eduard Halimi për konfiskimin e “Prestige Resort”: Sjellje e rëndë, do të dënohet nga gjykatat

21:33 - 22.03.23 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi në emisionin “Log.” në Panorama TV se konfiskimi i dy godinave të “Prestige Resort” pa një vendim gjykate, është në shkelje të rëndë me Kushtetutën.




Referuar tritolit që iu vendos një pjesë të resortit disa muaj më parë për ta shkatërruar, Halimi tha se ekzekutime me tritol bëjnë bandat dhe jo qeveria, ndërsa veprimin e sotëm e konsideroi si një sjelle të rëndë që do të dënohet nga gjykata e vendit ose ato ndërkombëtare.

“Konfiskimi mund të kryhet vetëm nga organet gjyqësore qeveria nuk mund të konfiskojë në asnjë vend të botës qeveria nuk mund të konfiskojë, relacioni ishte meqë prokuroria nuk po e bën punën sic duhet do ti bëjmë ne konfiskimet. Gjyqësori nuk bën kurrë ekzekutime pa gjyq ekzekutimet me tritol bëjnë bandat, qeveria nuk ekzekuton dot me tritol pa gjyq një pronë, nëse godina kishte pa paguar një taksë për ambientin atëherë dënimi që do të jepte gjyqësori do të ishte një sanksion administrativ se për një shkelje të tillë nuk mund të kesh ekzekutim tërësor. Veprimi i konfiskimit të godinave të tjera pa një proces gjyqësor është një uzurpim të hapur me Kushtetutën viktimat e këtij procesi do të kenë një gjyq fitues por paratë do të paguhen nga taksapaguesit e Shqipërisë.

Kemi një pasuri të krijuar me leje me para të ligjshme pro nuk është paguar taksa e ndikimit në mjedis kjo shkelje nuk mund të shkojë në ekzekutim pa gjyq nga qeveria në shembje me tritol ka një sjellje flagrante, të rëndë, të dënueshme që do të dënohet nga gjykata shqiptare apo ndërkombëtare dhe do të dëmshpërblejë viktimat e këtij procesi të kryer në mënyrë flagrante në shkelje të Kushtetutës”, tha Halimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.