AKTUALITET

“Është shkelur Konventa e të Drejtave të Njeriut”/ Halimi për prishjen e ‘Prestige Resort’: Një ekzekutim me tritol për ti mbyllur gojën medias

21:23 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi ajo që ndodhi sot me “Prestige Resort” është në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe me konventën evropiane të të drejtave të njeriut.




Në emisionin “Log.” në Panorama Tv, Halimi u shpreh se nuk është qeveria ajo që merret me konfiskim, por merren organet e drejtësisë.

Endri Xhafo: Çfarë ishte kjo që ndodhi sot?

Eduard Halimi: Kjo është një veprim i kryer në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit, në kundërshtim flagrant me legjislacionin, me konventën evropiane të të drejtave të njeriut për një arsye të thjesht sepse qeveria në cdo vend të botës nuk mund të bëjë konfiskime.

Konfiskimet janë masa proceduriale merren nga sistemi i drejtësisë. Nga prokuroria që kërkon sekuestro dhe më pas këto procedura i nënshtrohen një shqyrtimi gjyqësor për të konkluduar nëse do të hiqet sekuestro apo do të konfiskohen në rast se kemi të bëjmë me një vepritmari kriminale.

Kjo është ajo që parashikon kushtetuta, neni 42 i saj, e parashikon konventa evropiane e të drejtave të njeriut.

Ajo që ndodhi sot është në vijim të ekzekutimit pa gjyq të pronës së Prestige Resort, pra ekzistimit me tritol, për të cilën DASH u shpreh në mënyrë eksplicite duke e përmendur si një veprim që vjen për t’i mbyll gojën pronarit të një prej mediave kryesore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.