AKTUALITET

Ish-ministri Malaj për aksionin e paligjshëm te “Prestige”: Boll më me këtë qeverisje arrogante! Sa herë që media është kritike…

17:31 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, në një intervistë në News24 foli për aksionin e paligjshëm te “Prestige Resort”.




Gjatë kësaj interviste, ai tha se Gjykata Ndërkombëtare do t’i japë të drejtë ‘Prestige’, duke shtuar se nuk duhet humbur asnjë minutë, por duhen ndjekur të gjitha hapat juridikë.

Gjithashtu Malaj tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe se duhet t’i jepet fund kësaj qeverisjeje arrogante që sipas tij prodhon vetëm taksa të larta për shqiptarët.

“Kompania duhet njoftuar. Rastet e korrupsionit sot janë bërë të shpeshta. Promovimi i njerëzve me historik kriminal nga PS është bërë masiv. Dhe në rastet kur qeveria merr vendime arbitrare, si në rastin e Prestige, apo rastit në Vlorë, theksoj se pasojat janë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Është koha që PS të bëjë një zgjidhje politike, duhet të ketë reagime brenda tyre. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë me një qeveri teknike. Të ngarkosh një popull me barrë të tillë nga një qeveri arrogante është mëkat. Duhet të mësojnë nga historitë e vendeve të tjera. Është përgjegjësi e madhe, edhe e tyre që mendojnë se përfaqësojnë socialistët, të rrinë në heshtje. Nëse PS nuk do të reagojë ndaj kësaj keqqeverisjeje, kësaj arrogance dhe këto gjoba të Tatimeve, do të mbajnë përgjegjësi. ‘Në një vend ku populli ka frikë qeverinë quhet diktaturë’, kështu thuhet në shkencat politike. Boll më me qeverisje me arrogancë dhe që prodhon taksa të larta për shqiptarët”, tha ai.

Ndërhyrja e paligjshme dy ditë pas reagimit të DASH?

Malaj: Ky është modeli qeverisës sa herë sheh që një media ka një qëndrim kritik. Gjykata duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të mos bëjë gabimin e parë. Ky moment duhet çuar menjëherë në gjykatë tani. Duhet bërë çdo debat mediatik, por nuk duhen humbur hapat juridikë. Kjo nuk zgjidhet tani me ballafaqim force mes palëve. Shqiptarët duhet të protestojnë. Duhet bërë një përmirësim ligjor. SPAK duhet të hapë çështjen dhe të gjejë persona konkretë, se kush ka qenë ministri konkret, apo të tjerë në këtë çështje. Nëse kompania është njoftuar që ndërtesa do merrej nga Shërbimi Social, duhet të ishte paraqitur aty. Kush e ka marrë vendimin që kjo ndërtesë t’i kalojë Shërbimit Social? Qeveria nuk ka pse të veprojë në emergjencë, vetëm për inat.  Është tragjike, duhet të mendojmë se kjo nesër mund t’i ndodhë një biznesi tjetër, apo një shtëpie. Duhet sensibilizuar më shumë. S’e nuk bëhet fjalë vetëm për një biznes.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur llap edhe ky hajdut fshatar shkuresh nga Vlora, SPAK te mos merret vetem me ata qe jane ne pushtet, shumicen si puna e ketij hajduti kerkon t’i lere te qete per te tretur gjene e vjedhur.

    Përgjigju ↓