

Një telefonuese nga Kurbini në “Aldo Morning Show” ndan historinë e saj të poligamisë.
Valentina thotë se është gruaja e dytë në një martesë ekzistuese. Gruaja e parë nuk bënte fëmijë dhe burri vendosi që të martohej edhe me Valentinën, të cilën e njohu në Facebook.
Valentina ishte në dijeni të situatës dhe e pranoi. Pas martese, si ajo ashtu edhe gruaja e parë lindën fëmijë.
Të dyja gratë jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Valentina: Unë për vete e kam burrin të martuar edhe me grua tjetër.
Aldo: Vërtet?
Valentina: Po. Edhe ajo ka fëmijë, edhe unë kam fëmijë po me të njëjtin burrë.
Aldo: Ah sa mirë, po si ndodhi, si rastisi?
Valentina: Po gruaja e parë nuk bënte fëmijë dhe deshi të merrte grua tjetër. Pasi mori grua tjetër, bëri fëmijë edhe me atë edhe me mua.
Aldo: Po si e shpjegon ti këtë?
Valentina: Isha me këmbë të mbarë unë.
Aldo: Ah, ti je e dyta?
Valentina: Po, gruaja e dytë.
Aldo: Po ky ishte burri i parë për ty apo jo?
Valentina: Po, burri i parë për mua.
Aldo: Dhe si të erdhi propozimi, çfarë ndodhi?
Valentina: Ky ishte i martuar me gruan tjetër dhe nuk bënte fëmijë. Erdhi te unë, e takova burrin, e gjeta nëpërmjet Facebook-ut dhe e takova, u martuam bashkë. Edhe gruaja tjetër ishte dakord. Pasi u martova unë, bëmë fëmijë edhe unë, edhe ajo.
Albana Çaushaj: Domethënë ti u martove për dashuri sepse e doje?
Valentina: Po, e doja patjetër se po mos ta doja nuk martohesha.
Aldo: Po ti si e deshe, e njihje përpara?
Valentina: Jo, e njoha me Facebook dhe kam ndenjur nja 3 muaj kam bashkëjetuar me të, pastaj kam lindur, kam një djalë.
Aldo: Një pyetje kam. Tani ju jetoni bashkë, të dyja?
Valentina: Po, jetojmë bashkë të dyja.
Aldo: Po si shkoni?
Valentina: Mirë, unë jam një çikë më xheloze, ndërsa ajo jo.
Aldo: Ti e dashuron akoma burrin?
Valentina: Po, po akoma.
Aldo: Për kuriozitet, si e ndani?
Valentina: E ndajmë më shumë unë se ajo.
Aldo: Si i bie, të hënë, të martë, të mërkurë?
Valentina: Të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte. Në fundjavë ia lë asaj.
Aldo: E qartë, po kur vjen nga fundjava nuk është se është i lodhur.
Valentina: Jo, po ia lë të lodhur në fundjavë, s’ka problem le të çlodhet pak.
Aldo: Pra ekziston edhe një lloj rivaliteti, kuptova.
Valentina: Patjetër.