

Tensione mes përfaqësuesve të shoqërisë “Hysenbelliu Group” dhe policisë. Pa asnjë vendim gjykate, policia ‘zbarkoi’ sot te Prestige, ndërsa përfaqësuesit e këtij resorti dhe mediat nuk janë lejuar që të qëndrojnë brenda ambienteve të hotelit.
Ndërkohë, zyrtarë të Shërbimit Social Shtetëror janë larguar nga godinat, ku qëndruan të ‘ngujuar’ për disa orë.
“Mirë nga godinat na larguat, por dhe nga territori i tij do na largoni?”, dëgjohet të thotë një prej përfaqësuesve të Hysenbelliu Group.
Ndërkohë, në portën kryesore të resortit është vendosur një zinxhir me kyç, ndërsa godinat do të ruhen nga roje private. Kujtojmë se dy godinat e konfiskuara, do t’i kalojnë Shërbimit Social Shtetëror.
Shfaq Komentet (0)