AKTUALITET

Mediu për konfiskimin e “Prestige Resort”: Ky shtet është mësuar me cënimin e pronës dhe biznesit

20:33 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë konfiskimi i “Prestige Resort” është sulm ndaj një medie. Sipas tij, e gjitha kjo është një absurditet, duke theksuar se konfliktet  mes shteti dhe privatit zgjidhen në gjykata dhe nuk mund të merret një vendim pa u shprehur gjykata.




Mediu deklaroi për News24 se mungesa e lirisë së mediat është kthyer në një shqetësim ndërkombëtar.

Ai shtoi më tej se ky shtet është mësuar me cenimin e biznesit dhe cenimin e pronës.

“Ky është një absurd që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe është në disa plane. E para sulmi karshi një prone private pa pritur vendim gjykate në një shtet demokratik është tërësisht i papranueshëm.

Konfliktet mes shtetit dhe privatit zgjidhen në gjykata. Nuk mundet shteti të veprojë në mënyrë të një anshme. Kur nuk ka një raport të qartë se kush ka të drejtë është gjykata që vendos.

Absurdi shtohet edhe me faktin tjetër, kemi një gjyqësor që i shtyn çështjet. Kjo sjell konflikt në vend që të zgjidhë konflikt.

Ajo që është edhe më absurdi është fakti që kemi të bëjmë me një sulm që nuk ka të bëjë me rregullin ligjor, por që ka të bëjë me një media. Në këtë aspekt ky është një problem më i madh që ka të bëjë me lirinë e medias, ka të bëjë edhe me funksionimin e një shoqëria demokratike.

Kemi një shtet që nuk do t’ja dijë as për biznesin dhe as për median, aq më tepër kur ky kthehet në një shqetësim ndërkombëtar, duket që kemi edhe një neglizhim të faktorit ndërkombëtar.

Elementët e zhvillimit të demokracisë nuk ekzistojnë më.

Janë të gjithë elementet e shkatërruar dhe një drejtësi që është nën presionin politik.

Kur jemi në një situatë të tillë absurdë nuk ka arsye. Veprimet e institucioneve të drejtësisë duhet të jenë të shpejta.

Ky shtet është mësuar me cenimin e biznesit, cenimin e pronës dhe qytetarët janë kthyer në sekondarë. Ne jemi kthyer në një republikë ekzekutive qeverie. Target është kushdo”, tha Mediu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.