SPORT

Nga Antonio Konte te ish-fituesi i “Tripletës”, zbulohen 4 emrat që mund të zëvendësojnë Inzagin te Interi

17:29 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tri humbjet në katër javët e fundit të Serisë A, e kanë bërë edhe një herë tjetër pranverën “të mallkuar” për Interin dhe konkretisht për Inzagin, që një gjë të tillë e ka vuajtur edhe në Romë. Skuadrat e Simones e nisin mirë sezonin dhe shkojnë mirë deri në përfundim të fazës së parë, për të pasur një rënie të dukshme rreth javës së 25-të, pikërisht atëherë kur sezoni mbërrin pikën më të nxehtë të tij dhe çdo ndalesë kushton shtrenjtë.




SEZONET ME INTERIN – Gjatë këtij muaji, Interi arriti të sigurojë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League, e vetmja gjë pozitive e zikaltërve, që e kanë parë veten të marrin vetëm 3 pikë ndaj Leçes dhe të humbasin me Specian dhe Juventusin.

Më një ritëm të tillë, Inzagi po shikon zonën “Champions” të lëkundet duke marrë parasysh se ka vetëm tri pikë avantazh ndaj Romës së vendit të pestë dhe çdo skenar është i mundshëm.

Edhe një vit më parë, lufta për titull me Milanin u vendos pikërisht në këtë periudhë. Pas 25 javësh Interi ishte -1 pikë larg Milanit dhe kalendari i rezervonte kundërshtarë të lehtë në 5 javët e ardhshme, por pas Sasuolos, Xhenoas, Salernitanës, Torinos dhe Fiorentinës, zikaltrit e gjetën veten -6 pikë nga kuqezinjtë, me titullin që u vulos pas Bolonjës.

LACIO – Mes trajnerëve të skuadrave që luftojnë për t’u kualifikuar në Champions League, duke përfshirë edhe Atalantën dhe Juventusin, Inzagi është ai që ka mesataren më të ulët të pikëve në 13 javët e fundit të kampionatit.

Alegri dhe Pioli janë specialistë të finaleve të vrullshme të sezonit, ndërkohë që Simone zhgënjen në këtë drejtim që nga kohët e Lacios.

Në tri vitet e fundit me bardhekaltrit, 46- vjeçari ka grumbulluar të paktën 5 humbje nga java e 26-të e deri në fund. Atëherë objektivat sezonalë ishin sigurisht larg atyre që ka Interi, por rezultatet linin gjithsesi për të dëshiruar.

KONKURRENCA – Por ndërkohë që për Inzagin, pranvera është çdo gjë tjetër veç lule e trëndafila, e tillë premton të jetë dhe vera, atëherë kur do të vendoset e ardhmja e tij, që është më e pasigurt se asnjëherë.

Drejtuesit kanë një sërë emrash në tryezën e tyre, me të parin në listë që është ai i Antonio Kontes.

Rikthimi i italianit që pritet të ndërpresë aventurën me Totenhemin është një nga gjërat që ekzalton më së shumti ambientin zikaltër, ndërkohë që në listë është një tjetër “ish”, por këtë herë lojtar.

Tiago Mota po bën mirë me Bolonjën dhe ish-mesfushori është një profil që i pëlqen Marotës e Auzilios, që po ashtu po mbajnë nën shqyrtim një tjetër trajner të Serisë A: Vinçenco Italianon.

45-vjeçari i Fiorentinës ka treguar personalitet me klubin violë, ashtu si kolegu i tij Roberto de Zerbi, cili po tërheq shumë vëmendje me atë që po bën me Brajtonin në Premier Ligë.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.