Kosova

Sërish trazira në veri të Kosovës, sulmohet fizikisht një efektiv policie

10:42 - 22.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një efektiv policie është sulmuar fizikisht nga një person në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, Kosovë.




Sipas policisë, autori që ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur.

Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.