AKTUALITET

“Skifterët” me kapuça e trapanë në duar rikthehen sërish te ‘Prestige Resort’, ndryshojnë bravat e godinave

14:29 - 22.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikthehen në godinat e Prestige Resort punonjësit ‘skifterë’ që shkallmuan më herët dyert e dy godinave, ndërsa janë hedhur sërish në aksion të paligjshëm.




Siç shihet nga pamjet e transmetuara live në News24, dy djemtë të maskuar me kapuça me trapanë dhe mjete në dorë, kanë nisur të vendosin brava të reja.

Ndërkohë gazetarët nuk janë lejuar që të futen brenda godinave, për të parë se çfarë ndodhte brenda tyre. Ndërsa policia është vendosur në kordon jashtë godinës nr.3. Kujtojmë se këto dy godina do t’i dorëzohen Shërbimit Social Shtetëror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.