AKTUALITET

“Sulmi mbi “Prestige Resort”, primitivizëm i hapur shtetëror”, Flutura Açka: Hakmarrje malinje si përgjigje ndaj raportit të DASH

16:10 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD-së Flutura Açka e cilëson primitivizëm shtetëror sulmin tinëzar në një ditë pushimi mbi Prestige Resort.




Ajo deklaron se është hakmarrje malinje si përgjigje ndaj vlerësimeve negative të raportit të DASH mbi qeverisjen shqiptare.

Sipas saj, kjo sjellje e një regjimi që nuk njeh gjykata, rregulla, kufij, mund të jetë parathënia e një fashistizimi të jetës së shqiptarëve, gjë që kërkon një sensibilizim të fortë publik.

POSTIMI I PLOTË

Primitivizëm shtetëror

Sulmi tinëzar në një ditë pushimi

mbi “Prestige Resort” për konfiskimin e aseteve të tij, është një primitivizëm i hapur shtetëror, një hakmarrje malinje si përgjigje ndaj vlerësimeve negative të raportit të DASH mbi qeverisjen shqiptare.

Fshehja pas çfarëdo justifikimi si edhe heshtja e shpjegimit të këtij akti barbar shtetëror, shkelja e së drejtën së informimit dhe mbrojtjes juridike të bizneseve të shënjestruar si “armike” personale te Edi Ramës, intimidimi me forma fashiste mbi biznesin, fsheh egërsinë e sjelljes mbi median dhe fjalën e lirë.

Kjo sjellje e një regjimi që nuk njeh gjykata, rregulla, kufij, mund të jetë parathënia e një fashistizimi të jetës së shqiptarëve, gjë që kërkon një sensibilizim të fortë publik.

Në vend që të japë llogari për dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së tij, për skandalin e McConigal, Edi Rama po përpiqet të shkëpusë vëmendjen e publikut nga bëmat e tij, të renditura dy ditë më parë edhe nga raportit i fundit i DASH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.