AKTUALITET

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Ish-ministri i Drejtësisë në Panorama TV: Asnjë kryeministër në botë nuk mund të konfiskojë pronën pa një vendim gjyqësori

16:46 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi komentoi në Panorama TV konfiskimin në mënyrë anti ligjore të dy godinave të “Prestige Resort” ku tha se kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë të konfiskojë prona pa një vendim gjykate dhe kjo nuk ndodh askund në botë.




“Absolutisht që nuk janë normale por janë në shkelje flagrante të Kushtetutës në shkelje të konventës europiane të të drejtave të njeriut dhe në shkelje të të paktën 16 vendimeve të gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut. Në mënyrë të padiskutueshme këto veprime që lidhen me vendimin kontravers të qeverisë sipas të cilit kryeministri ka të drejtë të konfiskojë prona janë absolusht të paligjshme.

Cdo kush që kryen veprimet të tilla duhet të mbajë përgjegjësi ligjore para organeve të drejtësisë së re. Vendimi për të konfisksur prona pa nnjë vendim në gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën dhe konventën e të drejtave të njeriut asnjë kryeministër në botë nuk mund të konsifkojë pa një vendim gjyqësor pronën ë e cdo shqiptari. Konfiskimi si term ligjor është një term që i përket sistemit të drejtësisë dhe ka të bëjë në mënyrë permanetet. Nëse një individ apo person kryen një shkelje administrative në mënyrë proporciaonale sanksionoi që duhet të vijnë nëpërmjet qeverisë apo kryeministrit duhet të të vijë nga drejtësia. Ekzekutimi qe iu bë Prestige Resort pa gjyq”, tha Hailimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.