AKTUALITET

“Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, show dhe dhunë”, analisti Arjon Sulo për Panorama TV: Ky është shtet individual, Rama me këto metoda bën presion ndaj mediave të tjera dhe qytetarëve

16:16 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Arjon Sulo është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon që përmes këtyre skenave sit e “Prestige Resort” kërkon të frikësojë mediat e tjera, opozitën dhe qytetarët.




Komentet Sul oi bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se shembja e silmi ndaj “Prestige Resort” është dhunë dhe show dhe shtoi se Shqipëria është kthyer në një shtet individual.

“Mungon ligjshmëria, mungon e drejta. Është përsëritje e skenës që sapo ju përmenda. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në skemën ndaj “Prestige Resort”, janë detyruar që të kryejnë ato veprime. Duhet vepruar mbi legje dhe mbi rrugë ligjore për vendimin. Pala e goditur ka të drejtën e ankimimit, pasi jepet vendimi i formës së prerë, zbatohet vendimi. Unë mund ta kem shtëpinë të paligjshme, por këtë nuk e vendos dot qeveria.

Pse nuk bëhet kjo? Nuk bëhet me qëllim. Bëhet me qëllim për të bërë shoë dhe dhunë. Ka vetëm qëllim shkatërrimin e medias. Të gjitha mjetet në funksion të këtij qëllimi, janë anti-ligjorë. Shteti individual që vepron jo në bazë të rregullave, është ky që po shohim sot. Të gjithë ditëzinjtë e administratës janë të detyruar nga i pari te i fundit për të zbatuar vendimet e gjykatës.

Një gjyqësor i kapur, çfarë të drejte do të japë? A kemi parë ne të tjera konfiskime, të tjera shembje? Si ka qenë fati i atyre konfiskimeve? Po te “Prestige” pse kemi parë shembje dhe shkatërrime? Është dhënë urdhëri që unë këtë media dua ta shkatërroj, ta fus në xhep. Pastaj bën një VKM për këtë punë. Duhet bërë show për presion ndaj gjithë mediave të tjera, opozitës dhe qytetarëve”, është shprehur Sulo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.