

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më kot po mundohet të shpëtojë nga obligimi për formimin e Bashkimit të Komunave Serbe, sepse marrëveshjet e arritura më herët duhet të zbatohen.
“Kurti mund të thotë çfarë të dojë për përdorimin e tij të brendshëm politik dhe të përpiqet të qetësojë atmosferën e ndezur politike dhe sulmet në Prishtinë, por detyrimi për formimin e Asociacionit është përcaktuar qartë në katër marrëveshje të vitit 2013 dhe 2015, të cilat janë të detyrueshme për Kurtin ashtu siç janë shkruar”, ka theksuar Petkoviç.
Ai shtoi se marrëveshjet e nënshkruara 10 vjet më parë nuk mund të rinegociohen apo ndryshohen.
Shfaq Komentet (0)