Kosova

Marrëveshja me Serbinë në Ohër/ Kurti: S’ka etnonacionalitet si dikur, shmangëm një Bosnjë të dytë

12:07 - 23.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë, pasi më 18 mars në Ohër u zhvillua takimi mes Kurtit dhe Vuçiç, nën ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.




Kurti nga Kuvendi tha se deklarimet e ndërmjetësuesve lidhur me pozitën e Kosovës në këto takime kanë qenë pozitive dhe se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e vendit në asnjë organizatë ndërkombëtare apo anëtarësimin në BE.

“Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë drejt Evropës. A do ta arrijnë një gjë të tillë, unë nuk kam shpresë… marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmban 11 pika. Për më tepër, Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin tonë në asnjë organizatë ndërkombëtare apo të bllokojë anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian… Kjo është njohje de-facto dhe është e pakthyeshme pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë palë garantuese. Jam i bindur që tekst më të mirë të marrëveshjes, në situatën në të cilën jemi, nuk ka mundur më parë të mbërrijmë.”, tha ai.

Sakaq shtoi se në Ohër kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të vijë pas asaj së Konvetës Evropaine për të Drejtat e Njeriut.

“Kosova i ka obligimet e veta ligjore. Kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet e së kaluarës. Nëse duam të njihemi dhe të trajtohemi si shtet, s’mund të shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare. Pra ka dalë qëndrimi i drejtë i kritikës sonë nga çdo synim nga ana e Serbisë që më herët fatkeqësisht janë aprovuar. Duhet të shkojmë përtej kritikës, tani kemi një dokument të ri në dorë dhe duhet ta shfrytëzojmë. Kjo është armë e rëndësishme për ne që duhet ta shfrytëzojmë. Me të kaluarat kemi ngecur, me këtë mund të bëjmë përpara. Duhet të pengojmë atë që ka ndodhur në Bosnjë. Dhe është për të ardhur keq që ai rast është 4 vjet para vitit 2013. Në vend se ky rast të shfrytëzoj që të parandalohej karakteri monoetnik ai është shpërfillur. Ne kemi rënë dakord për një trup mandat ligjor që do të vijë si rrjedhë e konventës evropiane. E kundërshtojmë me forcë etnonacionalizmin. Është kundër vlerave të qeverisë sonë. Tani duhet të kalojmë nga standardet e Vuçiçit te ato të KiE. Qytetari është thelbi, jo territori”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.