Kryesore

Pr/ligji për Urdhrin e Inxhinierit/ Drejtoresha e Unionit për Panorama TV kundër Qeverisë: Krijon monopol dhe institucion që menaxhon sipas interesave të veta profesionistët

14:07 - 23.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshira Mena, drejtoresha ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë ka reaguar ashpër kundër Qeverisë Rama, e cila ka përgatitur dhe dorëzuar në komisionet parlamentare një projekt ligj për krijimin e Urdhrit të Inxhinierëve.




Inxhinierja Mena në një intervistë për Panorama TV, ka shpjeguar arsyet pse komuniteti i profesionistëve është kundër projektligjit.

Ajo ndër të tjera shpjegoi se krijimi i Urdhrit “e para nuk sjell asnjë të re, e dyta krijon monopol, dhe e treta krijohet si institucion i pavarur që mund të kontrollojë e menaxhojë sipas interesave të veta të gjithë profesionistët e lirë”.

Deklarata e plotë:

E kundërshtojmë ky projekt ligj s’ka konsensusin e grupeve të interesit që preken nga ky projektligj.

Për urdhrin e inxhinierit nuk ishin në dijeni por u surprizuan që ishte përgatitur një material i plotë pa u konsultuar me grupet e interesit, ishte plotësuar dokumentacioni i nevojshëm për të kaluar etapat, i plotësuar nga propozuesit, për të qenë korrekt nga ana proceduriale. Kur u prezantua e u njohëm u konstatuan dhe problematikat, i diskutuam me tavolina e grupime, dolëm në konkluzion që ky urdhër nuk është për ne, nuk na përfaqëson, krijon probleme se profesioni i inxhinierit është një profesion që ushtrohet duke marrë në konsideratë rregullat që janë aktive, nuk jemi profesion i parregulluar, por i rregulluar me ligj. Kur krijon një urdhër e konsideron të parregulluar si profesion e hedh poshtë gjithçka në bazë të të cilave operojmë e krijon strukturë të re.

Ky projekt ligj thotë se qëllimi i tij është kalimi nga strukturat shtetërore në duart e urdhrit? Pse duhet bërë ky kalim në duart e urdhrit? Ku qendron problemi që menaxhimin e inxhiniereve përveç dëshirës që krijohet një grup për ti pasur nën kontroll? Kemi kërkuar të na vihet në dispozicion dhe mendimi i institucioneve përkatëse që janë të detyruar të japin mendim para se të kalojë në komisionin e veprimtarive prodhuese. Nuk e kuptoj si është hedhur për rishqyrtim ky pr ligj që ka marrë këto komente negative nga të gjithë institucionet.

Deputetja Luljeta Bozo me iniciativën e 11 shoqatave ka përgatitur një draft projektligj e ka kaluar në ministritë përkatëse. Kur ministritë përkatëse e kanë bërë të pavlefshëm nen pas neni këtë projektligj si ka mundësi hidhet për rishqyrtim kur komentet për të kanë qenë negativ. S’kemi nevojë për Urdhër për Inxhinierët. Shqetësimi tjetër përveç faktit që u prezantua nga deputetja Bozo, në kalendarin e punimeve të komisioneve parlamentare, të përditësuara para një muaji, ishte shtuar dhe një pr ligj tjetër për urdhrin e hidroteknikut nga një tjetër deputet Ismet Beqiraj.

Ne u revoltuam dhe për faktin se nga një u bënë dy. Ajo që na vë në dyshim për cilësinë për qëllimin e vërtetësinë e këtyre dy urdhrave, në një tavolinë janë dy diskutime me të njëjtin qëllim e përmbajtje të ndryshme. Sipas shpjegimeve nga propozuesit, thonë e kemi detyrim të krijojmë një Urdhër se inxhinieria është listuar te profesionet që janë të rregulluara me ligj. Problemi në këtë rast është se në ligjin e 2009 se di nëse janë marrë në konsideratë statuset e gjendjes aktuale të këtyre profesioneve. Profesioni i inxhinierit është i rregulluar me ligj dhe nuk duhet të ishte në atë ligj.
Thjesht do kalojmë nga ministria e Energjetikës në dorë të urdhrit, për transferim kompetencash, çfarë të mirash më sjell përveç faktit që krijon monopol? Qeveria për mua është garanci, se nuk më mbron një organizatë apo shoqatë.

Në rastin konkret licencimin e bëj nëpërmjet ministrisë. Nëse nuk më pëlqen hajde ndryshojmë kushtet por jo t’ja japim një grupi të caktuar njerëzish që në asnjë rast nuk i kemi nën kontroll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.