

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për Panorama TV në lidhje me sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj biznesit privat.
Salianji u shpreh se Rama po godet prodhimin e birrës në vend duke avantazhuar prodhuesit dhe duke dëmtuar markën shqiptare në rajon dhe botë.
Duke dëmtuar mijëra vende pune dhe markën e Shqipërisë made in Albania nëpër botë apo rajon. Në raste të tjera shikoni si Edi Rama është kujdesur që të largohet çdo biznes ndërkombëtar.
Shikoni pak akuzat e ish kryetarit të Dhomës Amerikane të Tregtisë që thotë që Rama ia hoqi bizneseve amerikane për t’ia dhënë atyre ruse. Goditja te biznesi është në këtë vrazhdë për të kontrolluar elementët që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë në Shqipëri”, deklaroi Salianji.