AKTUALITET

Shkaktoi humbje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, arrestohet në Mal të Zi ‘mbreti’ koreano-jugor i kriptomonedhave

19:06 - 23.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbreti’ i kriptomonedhave, është arrestuar në Malin e Zi. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm Filip Adiç i cili tha se shtetasi i Koresë së Jugut, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i ‘Therraform Labs’, me bazë në Singapor është ndaluar në aeroportin e Podgoricës në tentativë për të kaluar me dokumente të falsifikuara.




“Ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara”, pohoi ministri.

Ai kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori. Më herët dyshohej se ai fshihej në Serbi. Ai është një nga të arratisurit më të kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Seulit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.