LAJMI I FUNDIT

Biseda “live” me Carën për pak fut në telashe Skukën: Desh ika në burg, jo të bëj gola

16:20 - 24.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bashkëbisedim “live” në rrjetet sociale mes Tedi Carës dhe Xhuliano Skukës, mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë ish-sulmuesit të Partizanit. Të dy po komunikonin me njëri-tjetrin në një video live në rrjetet sociale dhe me sa duket Skuka thuajse u përfshi në një aksident automobilistik.




“Bota më duket e pret golin tim”, po thoshte në ato momente duke qeshur  Skuka, i cili po drejtonte makinën, teksa edhe Cara po bënte të njëjtën gjë. “Ti e di kur bën gol, nuk mbahesh më, vetëm një do”, iu përgjigj Cara.

Por Skuka shfaqet në moment i shqetësuar, në një kryqëzim të rrugës teksa flet për një person i cili me sa duket po kalonte para makinës së tij. “Hajde kufjet, hajde! Desh ika në burg, jo të bëj gola!”, tha ai, duke ndërprerë pas pak çastesh bashkëbisedimin me ish-shokun e skuadrës.

Panorama Sport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.