AKTUALITET

Debatet në mbledhjen e Kryesisë së PD për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen emrat e kandidatit për Bashkinë e Tiranës

16:00 - 24.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shoqëruar me debate mbledhja e kryesisë së PD, nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit.




Gazetari i Panorama TV, Elis Memelli raporton se PD ka propozuar kandidimin e Roland Bejkos dhe Jonila Godoles në Bashkinë e Tiranës.

Deputetja Jorida Tabaku ka shprehur edhe një herë qëndrimin e saj se në këto zgjedhje demokratët duhet të dalin me kandidatë të unikë.

“Kam të njëjtin qëndrim që kisha në shtator opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundershtar kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi në ato që përcajnë votën e opozitës! Ne duhet të mbrojmë logon e PD duhet të nxjerrim Partinë Demokratike si alternativë këto zgjedhje! Unë nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi! Unë nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë, duhet të jemi dhe më shumë se kaq!” tha Tabaku.

Sakaq për demokraten Dhurata Çupi, strukturat duhen mbajtur unike, në mënyrë që mos ketë një tjetër përçarje mes tyre

“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike, dhe fakti që kemi mendim po thuaj gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja, Enkelejd dhe Gaz.

Ju duhet të jeni përbashkues. Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bej çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet.

Ne kemi opitimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitozë dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shumë se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet të dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtëe kam për të mirën e PD dhe të bashkimit.’ -u shpreh ndër të tjera Çupi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.