LAJMI I FUNDIT

Elbasani kërkon demokratizimin për vlerat e mohuara nga rilindja e zezë

08:27 - 24.03.23 HYQMET ZANE
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

HYQMET ZANE




 

Ligjësitë e jetës së një qyteti si Elbasani nuk janë vendosur sot apo para 10 vjetësh kur erdhi rilindja e zezë, as kur u bë ndryshimi i sistemit, aq më tepër nuk u vendosën pas 1944.

 Elbasani është qyteti që ka të sanksionuar herët, shumë herët, demokracinë qytetare, si një vlerë që u fitua përmes personaliteteve të saj, veçanërisht atyre të arsimit. Këtë e dinë të gjithë shqiptarët në çdo skaj të trojeve etnike. Kur prindërit e mi erdhën dhe u vendosën në këtë qytet, fjalët e para që më ka thënë kanë qenë porositë se “respekto ligjet e këtij qyteti, se në të kundërt do e ndjesh veten si të tepërt”.

Dhe për të kuptuar këtë të vërtetë nuk ka nevojë për mendje që këtë ta thonë trashëgimtarët e partisë që në 45 vjet të diktaturës ua nxinë jetën qytetarëve, ua vranë personalitetet, ia shkatërruan mirësinë dhe i ndërtuan metalurgjinë e të zezave. Dhe sot ata zuzarët që shitën interesat e qytetarisë kërkojnë të vazhdojnë mafiozitetet e tyre në dëm të interesave të këtij qyteti. Të demokratizosh Elbasanin, para së gjithash duhen idetë dhe programet demokratike dhe këtë sot e ka mundësi Luçiano Boçi me stafin e tij të fushatës.

Këtë ai e ka treguar në çdo fushatë me autoritetin e një qytetari të nderuar, e ka thënë me nivelin e profesorit të respektuar, e ka vërtetuar me punët dhe krijimin e një atmosfere fitoreje edhe në zgjedhjet parlamentare të 2021-it dhe me autoritetin e një zyrtari të lartë të partisë së demokratëve të rithemeluar si nënkryetar në krah të Doktor Berishës si kryetar real i PDSH. Janë njerëzit që do ta bëjnë këtë demokratizim përmes mirëkuptimit në çdo pikë të programit jo thjesht elektoral, pro real dhe të bazuar në thithjen e mendimeve nga bashkëbisedimet me qytetarët që e duan profesorin dhe e dëgjojnë atë.

Mirëpritja e kandidimit të tij për kryetar të Bashkisë Elbasan ishte treguesi i një testimi që vetë profesor Luçiano i ka bërë vetes së tij me vlerat që mbart si familjarisht, ashtu edhe shoqërisht. Përballja e këtij autoriteti mes vlerave të demokratëve është në një dyluftim jo thjesht me kryetarin aktual Gledian Llatja, por me stafet e dërguara nga kryerilindasi i dështuar që gjen antivlerat që t’i sjellë në Elbasan pa njohur ligjësitë e këtij qyteti. Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri e dinë mirë që kanë ardhur në këtë qytet si një mish i huaj që nuk i shkon gëzofit të patjetërsueshëm të Elbasanit. Ata erdhën, ikën dhe do ikin si humbës se Elbasani kërkon fituesin e qytetit që e nderon me përfaqësimin e tij. Testet qytetare që bëhen në Elbasan si në qytet dhe në fshatrat që e përbëjnë bashkinë, e kuptojnë dhe e dinë se vlera e profesor Luçianos qëndron te respektimi i ligjësive të këtij qyteti dhe mirësia e banorëve të fshatrave, që kanë 10 vjet që degradohen nga muaji në muaj dhe nga viti në vit në interesat ekonomike të bizneseve dhe ato bujqësore për shkak të keqqeverisjes dhe mendësive korruptive, të cilat kanë udhëhequr gjithë trajektoren e viteve të kësaj qeverisje.

Shpërfytyrimi që i bëri diktatura këtij rajoni të Shqipërisë së Mesme me ndërtimin e metalurgjikut, jo vetëm që u krijoi një “mortje” me sëmundjet profesionale dhe ndotjen e mjedisit që vazhdon të jetë dominues në kontaminimin e tokës deri në 32 cm sipas studimeve të ekspertëve amerikanë të ardhur vite më parë apo dosjeve të vdekshmërisë nga helmet që kanë thithur punëtorët e saj të zezë që iu bë peshqesh nga mendjet e mbrapshta të diktatorit që e kancerizoi jetën qytetare, por la litarin jashtë që rrugën e të zezave ta vazhdonte Kryeministri i sotëm.

Më keq akoma kur ky qytet dhe rajon i madh i këtij Elbasani ka rënë në duart e së majtës dhe sidomos në këtë 10-vjeçar janë shpërfytyruar vlerat administrative dhe qytetare, janë shkatërruar bizneset dhe iu krijua një i ashtuquajtur incenerator që në vend të përpunojë plehrat, ai po përpunon vjedhjet e parave të taksapaguesve elbasanas dhe atyre shqiptarë. Edhe vetë ata që e drejtojnë këtë bashki, sot e dinë dhe e pohojnë këtë problem të madh të mungesës së investimeve, të mosshfrytëzimit të resurseve qytetare dhe në mungesën e zhvillimit që ka vrarë shpresën për rininë që e gjen shpëtimin tek ikja, ikja në emigrim. Të bisedosh me qytetarët, siç bën profesor Luçiano, pa dallime partiake, kupton rënien e besimit te qeverisja, vihesh në mendime se si është e mundur që të kërkosh demokraci në një vend dhe në një qytet si Elbasani, ndërsa njerëzit të shohin me dyshim sepse gënjeshtrat dhe mashtrimet u janë bërë bashkudhëtare. Jo më kot përdoret një shprehje “u premtuan mana dhe nuk u dhanë as thana”. Kështu veproi e majta që quhet socialiste, por që sot nuk ka asnjë lidhje me parimet sociale të një partie që pretendon se mendon për shtresat e varfra dhe që bëri vetëm pasurimin e disa oligarkëve që vinin nga Tirana dhe u marrin paratë bashkive si në rastin e Elbasanit dhe i vetmi që nuk përfundon në burg me këtë realitet është Kryeministri se njeri pas tjetrit bashkëpunëtorët e tij në qeverisje do të përfundojnë në qelitë e dënimit kapital të një partie që humbi çdo vlerë dhe shkatërroi demokratizimin e një qyteti dhe gjithë Shqipërisë.

Mjaft të kujtosh se si mësuesit e Normales “Nderi i Kombit” ngritën plejadën e brezave me mendësi perëndimore dhe demokratike që i implementuan ato në të gjitha trojet shqiptare, për të kuptuar se sot dhe sidomos në këto 10 vjet qeverisje, u shpërbënë të gjitha në inekzistente. Pikërisht për këtë kërkon votën dhe drejtimin e bashkisë Elbasan profesor Luçiano Boçi që të ndryshojë bashkë me forcat progresive në koalicion, mendimin për demokratizimin e një qyteti dhe fshatrave të tij, për të kthyer punën si baza e të mirave materiale dhe besimin se do bëhet më e mira kur ke mendime pozitive për votuesit dhe zgjedhësit e tu.

Elbasani është testi i qytetarisë dhe demokracisë dhe për këtë profesor Luçiano ka investuar ndër vite me autoritetin e tij dhe si një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të rithemeluar tanimë sipas parimeve vërtet demokratike në shërbim të qytetarëve dhe fshatarëve në jetën e tyre. Rajoni i Elbasanit nuk meriton të merret peng nga mendësitë e mashtrimit dhe hajdutërisë, as nga mafia e inceneratorëve apo e punëve të zeza që i sollën si peshqesh Kryeministri i të zezave me një qeverisje që nxiu jetët e shqiptarëve dhe me disa emisarë që çon në qytetet shqiptare, që janë nga më të përfolurit dhe kandidatë për në qelitë e burgjeve bashkë me kriminelët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.