AKTUALITET

Goditja ndaj “Prestige Resort”/ Petraq Milo: Sulmi do frenojë ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri!

16:38 - 24.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i Ekonomisë, Petraq Milo e ka konsideruar goditje ndaj klimës së biznesit konfiskimin e “Prestige Resort” nga ana e qeverisë.




Në një intervistë për Panorama TV, Milo deklaroi se kjo do të ndikojë edhe tek investitorët e huaj, duke i ndaluar ata që të vijnë në Shqipëri.

Sipas tij, institucionet qeveritare nuk vepruan me transparencë, duke hedhur dyshime se gjyqësori i është nënshtruar qeverisë.

Milo: Këto veprime janë pjesa më e keqe e goditjes ndaj klimës së biznesit. Unë nuk arrij ta kuptoj pse qeveria duhet të nxitohet. Nëse ka një problem që mund të adresohet, le të adresohet në forma të tjera, por vendosja e tritolit nuk shkon. Aty është një vlerë e shtuar, e krijuar jo vetëm nga biznesi, jo vetëm nga punëtorët, është një pasuri. Nuk mund të veprosh në këtë mënyrë.

Pa hyrë në çështje të tjera të formalizimit apo çështje që kanë të bëjnë me mënyrën si u prish ky resort, mënyra se si po sekuestrohet. Me institucionet qeverisë që nuk vepruan në transparencë për prishjen, nuk tentuan të dëgjojnë pretendimet e biznesit. Edhe gjyqësori, nuk e pritën. Një nxitim i pamerituar, në fund të fundit të çon në bindjen se gjyqësori i është nënshtruar qeverisë.

Shkojnë në linjë të përbashkët për të dënuar biznesin. Cila është ajo çfarë ngelet në opinionin vendas.

Pyetje: Cila do jetë kostoja ekonomike për shtetin shqiptar?

Milo: Kostoja do jetë e lartë pasi të gjithë indikatorët thonë për klimën e biznesit në Shqipëri. Sot jetojmë në një botë globale dhe investitorët shohin vlerësimin e treguesve dhe indikatorëve që japin institucionet ndërkombëtare për klimën e biznesit. Mund të ndikojë në vlerësimin dhe radhitjen e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar. Do ndikojë dhe në normat e interesit që shqiptarët marrin borxh. Pa folur për një frenim të investitorëve të huaj, duke parë këtë lloj klime që e përkeqëson qeveria me vendimin e saj. Unë nuk arrij të kuptojë se si qeveria, pa e menduar, të përkeqësojë klimën e biznesit në Shqipëri. Vetë Shqipërinë si një potencial për investitorët e huaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.