

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 24 – vjetorin e ndërhrjes së NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta thotë se para 24 vitesh nuk kishte kohë të festonte ditëlindjen e tij të 30-të, pikërisht për shkak të kësaj situate.
Meta deklaron se aksioni humanitar i NATO-s i dha popullit të Kosovës lirinë dhe i dha fund luftës në Ballkan.
“Para 24 vitesh, unë nuk pata kohë të festoja ditëlindjen time të 30-të.
Kishte filluar ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund gjenocidit që regjimi kriminal po ushtronte ndaj popullit të Kosovës.
Mijëra gra e vajza të Kosovës ishin viktima të dhunës.
Aksioni humanitar i NATO-s i dha popullit të Kosovës lirinë dhe i dha fund luftës në Ballkan.
Sot në Tryezën e Partisë së Lirisë “Bashkë në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, fjalimi i Erisës ku ajo citoi Madeleine Albright, më solli ndër mend këto kujtime.
Dëgjojeni mesazhin e Erisës!”