

Shumë meshkuj përjetojnë mosfunksionim seksual ose dhimbje gjatë marrëdhënieve nëse bëjnë operacion për riparimin e hernies inguinale.
Autorët analizuan të dhënat e 12 studimeve ku përfshiheshin 4.884 pacientë dhe u fokusuan tek burrat që vuanin nga hernia inguinale.
Sipas analizës, 5.3% e meshkujve kishin probleme me seksin pas operacionit për riparimin e hernies inguinale, ndërsa 9% përjetuan dhimbje gjatë aktivitetit seksual.
“Për këtë arsye, mjekët duke të flasin hapur me pacientët e tyre mbi shëndetin seksual para operacionit, si dhe ndjekjes gjatë rikuperimit”, thekson mjeku David Soybel, autori kryesor i studimit.
Megjithëse burrat duhet të diskutojnë efektet seksuale të procedurës me mjekun e tyre, është e mundur që disa mund të përjetojnë mosfunksionim seksual ose dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale si rezultat i hernies dhe jo operacionit për ta riparuar atë.
Për më tepër, analiza nuk tregon se si hernia ose riparimi i hernies mund të shkaktojë drejtpërdrejt probleme në shëndetin seksual.
Hernia është dalja e organeve të brendshme përmes një defekti të krijuar në murin e përparmë të barkut. Ky defekt ndodh në zonën e kanalit inguinal.