

Mjalti është produkti më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja, pasi nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit. Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme.
Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjerësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.
Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.
Më poshtë ju tregojmë disa përfitime nga mjalti:
Ka vlerën e një multivitamine
Hulumtimet kanë treguar se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit dhe 8% të hekurit. Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.
Antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve
Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin.
Po ka dhe disa përfitime të tjera si:
- Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.
- Lufton kundër anemisë
- Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes.