LAJMI I FUNDIT

Nga reduktimi i stresit, ulja e presionit të gjakut dhe… Ja përfitimet shëndetësore që keni nga s*ksi! Çfarë duhet të dinë çiftet

13:28 - 29.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seksi mund të sjellë përfitime në jetën dhe shëndetin e një personi.




Ekspertët kanë renditur një sërë përfitimesh, nga ulja e presionit të gjakut, rritja e imunitetit e deri te përmirësimi i humorit dhe shëndetit të përgjithshëm mendor.

Seksi ndikon pozitivisht në të gjithë jetën e përditshme të një personi.

Kontributi në shëndetin e zemrës

Seksi duket se ka një efekt mbrojtës në shëndetin kardiovaskular, veçanërisht te femrat. Një studim i kohëve të fundit, në fakt, shikoi përfitimet e mundshme të të qenit aktiv seksualisht me një partner të qëndrueshëm dhe zbuloi se gratë seksualisht aktive kanë një rrezik më të ulët të sulmeve në zemër. Zbulimet nuk ishin aq inkurajuese për meshkujt, pasi dukej se nivelet e larta të aktivitetit seksual rrisin rrezikun e problemeve kardiovaskulare.

Ul presionin e gjakut

I njëjti studim shqyrtoi gjithashtu presionin e gjakut të pjesëmarrësve, si një tregues të shëndetit të zemrës, dhe zbuloi se gratë e moshuara që ndiheshin të kënaqura me jetën e tyre seksuale kishin më pak gjasa të kishin presion të lartë të gjakut. Dhe në këtë rast, rezultatet nuk ishin të njëjta për burrat e moshuar.

Stimulon sistemin imunitar

Hulumtimet kanë treguar se seksi i rregullt rrit efektivitetin e sistemit imunitar. Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi një grup të vogël grash për të parë nëse kishte dallime në aktivitetin imunitar të atyre që ishin seksualisht aktive apo jo, dhe në të vërtetë gjeti një ndryshim në aftësinë e sistemit imunitar për të vrarë patogjenët në pika të ndryshme të ciklit menstrual.

Zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës

Ejakulimi i shpeshtë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas një studimi meshkujt që ejakuloheshin më shumë se 21 herë në muaj kishin një rrezik më të ulët se ata që ejakuloheshin vetëm 4-7 herë.

Ul nivelin e stresit

Seksi mund të konsiderohet një mënyrë natyrale për të reduktuar stresin. Një studim i vitit 2019 zbuloi se ai ndihmoi në kthimin e hormonit në nivele normale si te burrat ashtu edhe te gratë. Përveç kësaj, seksi shkakton lirimin e oksitocinës, endorfinës dhe hormoneve të tjera të ndjeshmërisë, të cilat mund të jenë përgjegjëse për efektin e reduktimit të stresit.

Përmirëson gjumin

Të njëjtat hormone që reduktojnë stresin dhe ankthin janë gjithashtu përgjegjës për gjumin.

Prandaj, pas një orgazme, hormoni prolaktinë fillon të qarkullojë në trup duke shkaktuar ndjenjën e kënaqësisë dhe relaksimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.