BLUETOOTH

Habit TikToker-ja me rrëfimin e sinqertë: Nuk i laj duart pasi urinoj

11:28 - 01.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një rrëfim shumë të sinqertë, një TikToker (pra një përdoruese e rregullt e programit dhe që numëron shumë ndjekës) ekspozoi veten dhe tha se ajo shpesh shmang një hap shumë të rëndësishëm pasi shkon në tualet.




“Më duket se është vërtet e çuditshme që e bëj këtë dhe nuk e di nëse jam vetëm unë, apo ka dhe njerëz të tjetër që bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh ajo.

Më pas, Sophia shpjegon:

“Unë nuk i laj gjithmonë duart pasi urinoj, veçanërisht nëse jam në shtëpinë time. Unë di të urinoj në një mënyrë që të mos bëhem pis.”

Duke shtuar detaje (edhe më të panevojshme) ajo shtoi:

“Sidoqoftë, kur kam miq në shtëpi dhe shkoj të urinoj, hap për pak çezmën e lavamanit dhe bëj sikur laj duart, në mënyrë që ata të mendojnë se po i laj.”

TikTok i Sophia-s që atëherë ka mbledhur afro 700,000 shikime dhe njerëzit kanë reagime nga më të ndryshmet.

“Pse të bëni sikur lani duart, kur mundet që thjesht…t’i lani?”, pyet dikush.

Një tjetër thotë:

“Nuk ka lidhje vetëm më urinën. Kur shkoni në tualet ju prekni WC-në, më pas shtypni butonin e shkarkimit të WC-së.”

Dikush shkruan:

”Thjesht laj duart!”

Të tjerët, megjithatë, ishin shumë dakord me Sophia-n:

“Haha, shumica prej nesh e bëjnë këtë fshehurazi!”

Përdorues të tjerë komentuan:

“Faleminderit Zot! E dija që s’isha e vetmja”; “Nuk e kam ndjerë ndonjëherë një TikTok më shumë!”

Po ju, te cili grup njerëzish bëni pjesë? (P.s: Nuk do ta dimë që keni votuar ju, kështu që jini të sinqertë).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.