Kronikë

Shqiptarët të fiksuar pas luksit, shumë shpejt targa me ngjyra e 3D si në Angli, Gonxhe: Më të interesuarit VIP-at

16:58 - 01.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervin Leka/ Shqiptarët duket se janë të fiksuar pas targave të personalizuar, edhe pse ky shërbim futet tek ‘’fiksimet’’ e luksoze për shkak të çmimeve të shtrenjta.




Në një intervistë për Panorama Tv, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, u shpreh se në harkun kohor të një muaji ka pasur 890 aplikime për targa të personalizuara. Targa më e shtrenjtë deri më tani është shitur për 245 mijë lekë, dhe formon emrin DARSI. Sipas Gonxhes vetëm në muajin mars janë arkëtuar 18 milionë e 500 mijë lekë nga targat e personalizuara.

Gonxhe për Panorama Televizion theksoi se po punohet për një tjetër model targash të personalizuara, ku shkronjat do të jenë 3D por edhe me kombinime ngjyrash. Çmimi për këto modele do të jetë edhe më i shtrenjtë.

“Jemi duke punuar është një lajm i parë për ju. Po punojmë për një targë të personalizuar me ngjyra dhe karakteristika të personalizuar. Me kuposje të rrumbullakët me kuposje 3D. Targa me gri metalike, dhe kombinim ngjyrash. Por edhe një targë të zezë dhe me gërma kromi në kuposjen. Targa të privilegjuara. Besoj në Prill, Maj, Qershor do kemi dhe produktet e reja. Këto të ardhura do shpërndahen në përmirësimin e shërbimeve.”

Blendi Gonxhe shpjegon se kur një person blen një targë të personalizuar nuk mund ta shesë atë bashkë me automjetin. Këto targa duhet të mbahen nga ai për tu përdorur në një automjet tjetër ose do i kthehen DPSHTRR.

“Qytetarët mund të blenë edhe një targa me  makinë jo shumë të shtrenjtë. Ajo që ndalohet është se nuk mund ta shesësh makinën me targë të personalizuar. Por këtë targë mund ta mbani për vete për një makinë më të mirë. Në të kundërt targat I takojnë DPSHTRR. Ju duhet të ktheni targat. Sepse kalimi I mjetit me tagra të personalizuara, nuk do të lejohet të shitet tek një person tjerët. Targa i kthehet automatikisht DPSHTRR për tu shitur këtë kombinim. Ne mund ta mbajmë një targë dhe e vendosim në makina që posedojmë, por jo ta transferojmë tek një person I tretë.”

Shumë prej targave do të dalin në ankand. Blendi Gonxhe, shpjegon se në ankand do të ketë emra krahinash, qytetesh apo emra të tjerë që nuk i përkasin vetëm një personi. Personazhet e Showbizit, sipas Gonxhes janë ndër personat më të interesuar lidhur me këto targa, duke nisur kryesisht me artistët që kërkojnë të kenë një status social shumë të dallueshëm.

Duke u ndalur tek elementët e sigurisë, Gonxhe u shpreh se në këto targa të personalizuara, kanë barkodin, hologramat që mund të këqyren vetëm nga policia.

Qytetarët mund të udhëtojnë nuk do të jetë problem kjo targë. Sipas gonxhes janë të njoftuara të gjitha institucionet ndërkombëtare për këto targa.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Bejeni nje pyetje ketormenaxherit patentat qe i i paguam me gjysmen e pages a kane vlere deri ne 15 vjet sipas ligjit te ri,pavaresisht te dates se skadences absurde ne patenta.Spo , si zakonisht kush e hengri te paguaj si qeni perseri?

    Përgjigju ↓