AKTUALITET

Tërheqja e disa kandidatëve/ Edi Paloka: Alibeaj nuk ra dakord as brenda grupit të tij, po ndjek rrugën e Bashës

18:08 - 01.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli për situatën politike në vend duke u ndalur edhe tek zgjedhjet e 14 majit. Teksa komentoi tërheqjen e disa kandidatëve të grupit të Alibeajt, Paloka u shpreh se tashmë nuk është sekret që brenda atij grupi nuk ka mirëkuptime.




“Nuk është sekret që brenda atij grupi nuk ka mirëkuptim. Ai grup që për mua u tregua më koshient dhe mbrojti interesin e PD pavarësisht pozicionit ku janë, tentuan të arrinin në një kompromis për të mos e dëmtuar PD. Përderisa demokratët donin Berishën, mund të qëndronin brenda PD, por momenti kur filloi gjyqi ishte një lojë bashkëpunimi me Ramën dhe këtu ishte edhe përçarja reale e PD-së. Në momentin që morën vulën që iu dhurua nga Rama bënë thirrje që kandidatët e primareve të dilnin me siglën tonë.  Unë mendoj se ata dhanë dorëheqje pasi u ndërgjegjësuan dhe kuptuan se po përdoreshin. Ishte grupi i Alibeajt por që ishte në interes të Ramës”, tha Paloka për News24.

Sipas Palokës, Alibeaj po ndjek të njëjtën rrugë që ndoqi Basha, atë të përçarjes.

“Unë realisht nuk e di si komunikojnë ata me njëri tjetrin. Kur unë them që ata janë të dy edhe Alibeaj edhe Basha shohim linjën që është ndjekur. E nisi Basha dhe po e ndjek Alibeaj. Kjo është. A është ky në varësi të Bashës, nuk e besoj. Sepse ky ka pengjet e veta. Rama i bën mirë edhe joshjen edhe presionin. Ky po vazhdon linjën që nisi Basha edhe kundër deputetëve të vet”, tha ndër të tjera Paloka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.