AKTUALITET

Dokumentari për Rikard Ljarjen shfaqet në Shkodër, Marjeta: Nder të jem nuse këtu

19:31 - 12.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikard Ljarja, një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptar në tre vjetorin e ndarjes nga jeta u rijetësua në një dokumentar me regji të mikut të tij Mevlan Shanaj.




Dokumentari “Rikard” u shfaq në kinema “Millenium” në Shkodër mes miqve të shumtë duke sjellë mes të tjerave edhe disa rrëfime të vetë aktorit të madh.

Regjisori Mevlan Shanaj e quante ndjerin Rikard Ljarja aktorin më të madh të filmit shqiptar.

Bashkëshortja e Ljarjes, aktorja Marjeta Ljarja tha se përjetoi një emocion më të madh me shfaqjen e dokumentarin në Shkodër, qytetin e lindjes të Rikardit

Rikard Ljarja lindi më 1 prill të vitit 1943 ndërsa u nda nga jeta më 20 prill të 2020-ës kur ishte 77 vjeç. BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.