AKTUALITET

Pashkët Ortodokse/ Ferdinand Samarxhi në Panorama TV: Thirrje për jetën, ofron besim dhe shpresë që të mos kemi asnjë lëkundje

21:20 - 14.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Ferdinand Samarxhi ka folur për mesazhin që ofron festa e Pashkëve për besimtarët Ortodoksë.




I ftuar në studion e lajmeve në Panorama TV, ai u shpreh se Pashka është një thirrje për jetën dhe dinamikën e saj. Ai theksoi se ngjallja e Krishtit është një besim i madh që të mos kemi asnjë lëkundje duke pasur parasysh forcën që na jep.

“Ai si ai mposhti vdekjen na ngjall ne një forcë, një shpresë një fuqi. Vetë Pashka është një thirrje për jetën tonë, dinamikën. Krishti vjen nesër mbrëma si një triumfal i asaj dashurie që na fton ne të jemi pjesë e saj. Ne tani e presim ngjalljen me një gëzim dhe një ngazëllim. Pashka vetë është ngazëllim. E bën njeriun të ketë një vizion dhe drita të ndriçojë çdo gjë.

Pashka ofron në vetvete besimin e madh. Ngjallja e Krishtit është një besim i madh që ne të mos kemi asnjë lëkundje. Çdo gjë mund të ndodhë por ne të kemi gjithmonë atë dritën që Krishti u ngjall. Dhe me atë forcë që ai mposhti vdekjen edhe ne të mposhtim çdo gjë”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.