Kryesore

“Luaj edhe 22 instrumente të tjera”- Rapsodja nga Malësia e Madhe e vetmja grua që i bie lahutës, tregon sulmet: Ka burra plot dhe s’kemi nevojë ty! Vendose në gozhdë

12:24 - 19.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rapsodja nga Malësia e Madhe, Lumturije Nonaj, e cila është e vetmja grua që i bie lahutës, luan edhe 22 instrumente të tjera.




Mbesa e lahutarit legjendar, Gjok Nonaj, tregoi se e ka mësuar instrumentin që moshën 12-vjeçare dhe po përpiqen ta fusin në listën e UNESCO.

“Lahutarë ka shumë pak, por ne po marrim pasaportën në UNESCO dhe do jetë gëzim më i madh. Kjo lahutë është pasaporta më e madhe që Shqipëria mund të krenohet”, tha ajo.

Lumturije Nonaj tregoi se ka marrë edhe komente negative duke treguar për “Panorama e Mëngjesit” edhe një rast së fundi.

“Isha në një takim për plotësimin e dosjes në UNESCO, më vjen keq për atë zonjën që foli dhe tha “kemi burra plot dhe s’kemi nevojë që t’i bien gratë lahutës, kur të duash vendose në gozhdë, që sot në gozhdë’. Jam e para dhe e vetmja lahutare, kam zërin. Jam më e mirë se burrat, ua kam kaluar edhe atyre”, tregoi ajo.

Lumturije Nonaj: “Jam mbesa e 107-vjeçarit, Gjok Nonaj, legjendarit në skenë që nuk jeton më. Bëj pjesë në familjen e lahutarëve. Brez pas brezi lahuta në shtëpinë tonë s’ka reshtur që luajturi.

Unë jam e vetmja grua që i bie lahutës. Jam më e vogla dhe po e përcjell si trashëgimi në fisin Nonaj. Jam shumë e lumtur që jam pasardhësja e Gjok Nonaj, por jam e trishtuar pse të jem e vetmja në Shqipëri që i bie lahutës.

Është gjë shumë e gëzueshme për një grua që të marrë këtë instrument kaq të vjetër, “mbretëreshën” e gjithë instrumenteve, siç është lahuta 4 mijë vjeçare që po thyen rekord.

Lahutarë ka shumë pak, por ne po marrim pasaportën në UNESCO dhe do jetë gëzim më i madh. Kjo lahutë është pasaporta më e madhe që Shqipëria mund të krenohet. Ky është fenomen i rrallë.

Unë nuk luaj vetëm lahutën por 22 instrumente të tjera. Që në moshën 5-vjeçare i kam rënë çiftelisë, e kam mësuar. 12-vjeçe mësova lahutën dhe nuk i jam ndarë nga ajo ditë.

Isha në një takim për plotësimin e dosjes në UNESCO, më vjen keq për atë zonjën që foli dhe tha “kemi burra plot dhe s’kemi nevojë që t’i bien gratë lahutës, kur të duash vendose në gozhdë, që sot në gozhdë’. Jam e para dhe e vetmja lahutare, kam zërin. Jam më e mirë se burrat, ua kam kaluar edhe atyre.

Më erdhi keq që foli sepse ishte edhe ajo e UNESCO aty. Unë marr kupën ajo thotë vendose në gozhdë.

Unë me 22 instrumente mund të hap një shkollë, ose në shtëpi kurse. Kam bërë edhe dy lahuta.

Veshja popullore që kam veshur është e Malësisë së Madhe, është 4 mijë vjeçare. Peshon shumë, por mua më duket si fustan i lehtë se jam mësuar nga 20 vite në skenë. Edhe në korrik ta mbaj veshur se kam problem. Mund të peshojë deri në 25 kg peshë, por ka bukurinë e saj kjo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.